Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar!
SHOWBIZ

Modelja nga Mali i Zi “trazon” rajonin, bën shqiponjën dykrenare në skenën e “Miss Universe”

P
Piranjat23 November 2026, 15:33 · 1 min lexim
Modelja nga Mali i Zi “trazon” rajonin, bën shqiponjën

Një veprim i papritur në skenën e “Miss Universe 2026”, ka krijuar polemika të mëdha. Gjesti në fjalë, i bërë nga 22-vjeçarja Maria Aleksandra Ivezaj, ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave në rajon.

Maria, e cila përfaqëson Malin e Zi në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë, gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare, ajo bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, të flamurit shqiptar.

Ky veprim i modeles nuk u anashkalua dot, ndërsa rrjeti “zieu” më shumë në momentin kur vetë modelja, publikoi në “Instagram” foton e saj teksa bën simbolin e shqiponjës. Reagimet për këtë gjest të Ivezajt ishin të ndryshme.

Në krahun tjetër, vetë modelja ende nuk ka dalë me një deklaratë publike, për të sqaruar më tej veprimin e saj. Komentet ishin të shumta, nga disa vende ballkanike, me Marian që mori kështu vëmendjen kryesore.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.