Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas
SHOWBIZ

Në moshën 63-vjeçare, Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë

P
Piranjat23 November 2026, 17:32 · 2 min lexim
Në moshën 63-vjeçare, Quentin Tarantino bëhet baba

Regjisori i njohur Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë në moshën 63-vjeçare. Ai dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja dhe aktorja izraelite Daniella Pick Tarantino, kanë mirëpritur në jetë një djalë.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i çiftit për revistën People, i cili bëri të ditur se të dy janë tepër të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë.

Deri më tani, nuk është zbuluar as data e saktë e lindjes dhe as emri që prindërit kanë zgjedhur për vogëlushin. Megjithatë, dihet se ai do t’i bashkohet dy fëmijëve të tjerë të çiftit, Leo, 6 vjeç, dhe Adriana, 4 vjeçe.

Shtatzënia e Daniella Pick u bë publike në fillim të tetorit, përmes raportimeve të mediave izraelite, ndërsa çifti kishte zgjedhur ta mbante këtë periudhë larg vëmendjes së publikut.

Quentin Tarantino dhe Daniella Pick u njohën në vitin 2009, kur regjisori ndodhej në Izrael për promovimin e filmit Inglourious Basterds. Pas një periudhe ndarjeje, ata u ribashkuan rreth vitit 2016 dhe një vit më vonë u fejuan. Çifti kurorëzoi dashurinë në nëntor të vitit 2018, në një ceremoni private në Los Angeles.

Prej disa vitesh, familja e tyre ka ndarë jetën mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Në një intervistë gjatë Festivalit të Filmit Sundance, në janar të vitit 2025, Tarantino foli edhe për mënyrën se si balancon karrierën me jetën familjare, duke u shprehur se kur ndodhet në Izrael, roli i tij kryesor është ai i një babai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.