Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar!
SHOWBIZ

Dasmë në familjen e Genës, këngëtari marton vajzën e vogël, pamje nga festa

P
Piranjat23 November 2026, 15:16 · 2 min lexim
Dasmë në familjen e Genës, këngëtari marton vajzën

Një fundjavë e mbushur me emocione ka qenë kjo për këngëtarin e njohur Gena, i cili ka përcjellë drejt altarit vajzën e tij, Helgën, në një prej ditëve më të veçanta të jetës së saj.

Këngëtari është baba i dy vajzave, Nasiolës dhe Helgës, nga martesa e tij e parë. Kjo e fundit është gjithashtu mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka krijuar një komunitet të madh ndjekësish në TikTok dhe Instagram, duke ndarë video nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj si content creator.

Momenti më emocionues i ceremonisë ka qenë hyrja e Genës në sallën e dasmës, krah vajzës së tij. Një skenë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit, por as nga ndjekësit, pasi videot janë shpërndarë në rrjetet sociale.  

Sigurisht, festa nuk mund të kalonte pa muzikë! Gena ka marrë edhe mikrofonin, duke argëtuar të ftuarit me hitet e tij dhe duke i dhënë dasmës atmosferën që vetëm ai di të krijojë. Këngëtari nuk e ka lënë pa surprizë as dhëndrin! Nga videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, të shpërndara nga miqtë e të pranishëm në dasmë, këngëtari i ka bërë atij një dhuratë të veçantë: një performancë belly dance me balerina.

Ndërkohë, Helga e kishte nisur ndarjen e këtij rrugëtimi me ndjekësit prej kohësh. Në Instagram, ajo ka dokumentuar hap pas hapi përgatitjet për ditën e madhe, nga zgjedhja e ambientit e deri te detajet e vogla që e bënë dasmën edhe më të veçantë.

Një ditë e paharrueshme për Helgën, por padyshim edhe një nga ato momente që një baba i ruan gjatë gjithë jetës.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.