Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet ushtari amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për Rusinë! FBI: Çështje me shqetësim maksima... HUFFINGTON POST: Mafia shqiptare e drogës po ‘pushton’ Romën edhe ekonomikisht EMRAT/ Njëri në kërkim nga Turqia për mashtrim, tjetri i dënuar për “vjedhje me dhunë”, dy të arrestuar në ... Dyshimet për blerje votash, Sara Mila del nga SPAK: Kam dhënë dëshminë time Bisedimet për paqen në Abu Dhabi, Zelensky: Shoh ndryshim në qëndrimin e SHBA-së, por mbeten mosmarrëveshje... Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit, Rade Basta! Dyshohet për vjedhjen e miliona doll... A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk mund të jetë paradhomë e Partisë Socialiste...
AKTUALITET

Kërkojnë uljen e kostove dhe kufizimin e licencave, taksistët dalin në protestë

Shoferët e taksive kanë protestuar këtë të mërkurë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problematikave me të cilat, sipas tyre, po përballen në këtë sektor.

P
Piranjat11 November 2026, 11:16 · 4 min lexim
Kërkojnë uljen e kostove dhe kufizimin e licencave, taksistët

Shoferët e taksive kanë protestuar këtë të mërkurë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problematikave me të cilat, sipas tyre, po përballen në këtë sektor. Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë dhe e rrethit Tiranë ka paralajmëruar se protesta do të vijojë sërish të hënën, nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.

Në një deklaratë, sindikata rendit si shqetësime kryesore shtimin e numrit të mjeteve të licencuara, konkurrencën e pabarabartë nga automjetet e palicencuara, rritjen e çmimit të karburantit, taksat dhe tarifat e parkimit. Sipas taksistëve, këta faktorë kanë ulur ndjeshëm të ardhurat dhe kanë rënduar kushtet ekonomike të familjeve të tyre. Përfaqësuesit e sindikatës bëjnë me dije se kanë tentuar t’i zgjidhin problemet përmes dialogut, duke kërkuar një tryezë me institucionet përgjegjëse, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Bashkëqeverisjes, Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Bashkisë së Tiranës, Policisë Rrugore, Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake.

Megjithatë, ata shprehin pakënaqësi për atë që e cilësojnë si mungesë përgjegjshmërie nga Bashkia e Tiranës në trajtimin e kërkesave të tyre. Për këtë arsye, sindikata thotë se është detyruar të përshkallëzojë protestën sindikale. Mes kërkesave kryesore të parashtruara nga sindikata janë respektimi i tarifave të taksimetrit dhe kritereve për personat që ushtrojnë këtë shërbim, si dhe garantimi që targat, licenca dhe pulla e bashkisë të jenë në pronësi të personit që ushtron aktivitetin.

Taksistët kërkojnë gjithashtu largimin nga shërbimi të automjeteve të palicencuara, përcaktimin e numrit të licencave në raport me numrin e banorëve dhe subvencionimin e karburantit, me argumentin se taksia është një shërbim publik. Një tjetër kërkesë lidhet me uljen dhe stabilizimin e çmimit të karburantit, si dhe garantimin e cilësisë së tij. Ata kërkojnë gjithashtu që shërbimi taksi të trajtohet me më shumë përparësi nga organet e qarkullimit rrugor.

Në përfundim të deklaratës, sindikata u bën thirrje Ministrisë së Transportit dhe Bashkisë së Tiranës që të angazhohen për zgjidhjen e problematikave, duke paralajmëruar se në të kundërt protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen deri në plotësimin e kërkesave. Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, Gëzim Karanxha, renditi disa nga arsyet që i kanë çuar taksistët drejt protestës. Ai përmendi numrin e lartë të licencave, cilësinë e karburanteve, taksat e larta dhe mungesën e vendqëndrimeve për taksitë.

Mes kërkesave kryesore të taksistëve janë:

Respektimi i tarifave të taksimetrit dhe përcaktimi i kritereve për personat që ushtrojnë këtë shërbim.

Targat, pulla e Bashkisë dhe licenca të jenë në pronësi të personit që ushtron aktivitetin.

Largimi nga shërbimi i automjeteve që nuk janë të licencuara.

Ulja dhe stabilizimi i çmimit të karburantit, si dhe garantimi i cilësisë së tij.

Trajtimi me përparësi i shërbimit taksi nga organet e qarkullimit rrugor.

Përcaktimi i numrit të licencave në bazë të numrit të banorëve.

Subvencionimi i karburantit, duke qenë se transporti taksi konsiderohet prej tyre si shërbim publik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.