Shqipëria në fokusin e Al Jazeera: Flakadanë në Kuvend, përplasje politike dhe protesta kundër Ramës
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare Al Jazeera, e cila ka pasqyruar tensi...
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare Al Jazeera, e cila ka pasqyruar tensi...
Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifi...
Kimi Antoneli po ndjek një rrugë që i përket vetëm atij. Ai u shmanget krahasimeve, si atyre më të natyrshme me idhullin e ti...
Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil gati pesë metra ...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristi...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucioni...
Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, e cila parashikon një sërë...
Ngrohja globale po destabilizon gjithnjë e më shumë Alpet Zvicerane, ndërsa shkrirja e ngricave të përhershme dhe tërheqja e ...
Ndonëse kryeministri Edi Rama trumbetoi më të madhe rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm duke tejkaluar shifrën mbi 10 miliard...
Sërish debate në Gjykatën e Posaçme për çështjen e bojkotit të avokatëve. Në seancën për Ilir M...
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të këshilltarëve socialist për sa i përket transferimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit. Valteri shprehu shqetësimin e tij për këtë transferim të papritur të kryetarit të Bashkisë së Tiranës teksa raportoi edhe kushtet e rënda në të cilat po mbahet ai.
Ai tha se Veliaj është i pafajshëm dhe se ai duhet të trajtohet me të gjitha të drejtat që ia garanton ligji. Në Rezoltën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës thuhet se drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor dhe asnjë institucion publik nuk mund të qëndrojë indiferent përballë pretendimeve serioze për shkeljen e këtyre të drejtave.
Rezolta e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës:
Lidhur me transferimin dhe kushtet e mbajtjes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ne, këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për transferimin e papritur të Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, nga institucioni i paraburgimit në Durrës në atë të Fierit, si dhe për kushtet e rënda në të cilat raportohet se po mbahet.
Shqetësimi ynë bëhet edhe më serioz pas vizitës së Avokatit të Popullit në institucionin e Fierit, ku janë ngritur çështje që kërkojnë verifikim dhe ndërhyrje të menjëhershme institucionale.
Erion Veliaj është një qytetar i paraburgosur, i cili gëzon prezumimin e pafajësisë dhe të gjitha të drejtat që Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut i njohin çdo individi. Ai është gjithashtu Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, mandati i të cilit është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese.
Asnjë masë paraburgimi nuk mund të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor apo poshtërues, për kufizime arbitrare të komunikimit me familjen dhe mbrojtësit ligjorë, apo për pengesa të pajustifikuara në marrjen e kujdesit shëndetësor.
Për këto arsye, kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
1. Transparencë të menjëhershme mbi arsyet ligjore dhe faktike të transferimit.
2. Garantimin e kushteve të qëndrimit në përputhje me standardet ligjore dhe europiane, si dhe vlerësimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore.
3. Respektimin e plotë të së drejtës së komunikimit me familjarët dhe mbrojtësit ligjorë.
4. Verifikimin dhe heqjen e çdo kufizimi të pajustifikuar që pengon ushtrimin e të drejtave të tij.
I kërkojmë Avokatit të Popullit të bëjë publike, brenda kufijve ligjorë, gjetjet dhe rekomandimet e inspektimit të kryer.
Si anëtarë të Këshillit Bashkiak, kemi gjithashtu përgjegjësinë të kërkojmë që situata e krijuar të mos prodhojë pengesa të paligjshme për funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimin e kompetencave të kryetarit të saj.
Ne nuk kërkojmë privilegje për Erion Veliajn. Kërkojmë respektimin e ligjit, dinjitetit njerëzor dhe të drejtave që i takojnë çdo qytetari.
Drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor. Dhe asnjë institucion publik nuk mund të qëndrojë indiferent përballë pretendimeve serioze për shkeljen e këtyre të drejtave.
Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila banon në provincën e Raguzës, në Sicili, po hetohet nga autoritetet italiane ...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucioni...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa së bashku me nënën e Veliajt, Shqiponjën, kanë lënë ambi...
Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, e cila parashikon një sërë...
Ndonëse kryeministri Edi Rama trumbetoi më të madhe rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm duke tejkaluar shifrën mbi 10 miliard...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës studentore të 24 teto...
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me skandalin e strehimit të punëtorëve të huaj të kompanisë "Wolt" n...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë, ku rreth 1000 kandidat...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Duke nisur nga dita e sotme, ora 15:00, nafta do të shite...