Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
BOTA

Koreja e Veriut dëbon diplomatin 1 muaj pasi i "uruan mirëseardhjen"

 Koreja e Veriut ka dëbuar drejtuesin e zyrës diplomatike të Zvicrës në Phenian dhe i ka kërkuar të largohet nga vendi brenda 48 orëve, në një përshkallëzim të konfliktit për sanksionet

P
Piranjat25 November 2026, 19:04 · 1 min lexim
Koreja e Veriut dëbon diplomatin 1 muaj pasi i "uruan

Koreja e Veriut ka dëbuar drejtuesin e zyrës diplomatike të Zvicrës në Phenian dhe i ka kërkuar të largohet nga vendi brenda 48 orëve, në një përshkallëzim të konfliktit për sanksionet.

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, e cila tha se vendimi erdhi si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Zvicra ndaj Kampit Ndërkombëtar të Fëmijëve Songdowon.

Dëbimi vjen më pak se një muaj pasi ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, rihapi zyrtarisht zyrën diplomatike në Phenian.

Pheniani e cilësoi këtë veprim si një akt armiqësor. Ministria e Jashtme thirri drejtuesin e zyrës diplomatike zvicerane, Sylvain Astier, dhe i dorëzoi një memorandum ku kërkohej mbyllja e zyrës.

“Ministria e Jashtme e Republikës Popullore Demokratike të Koresë e shpalli drejtuesin e zyrës diplomatike zvicerane në DPRK person të padëshiruar dhe i kërkoi të largohej nga vendi brenda 48 orëve”, thuhej në deklaratën e agjencisë shtetërore KCNA.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.