Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?! “Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia “Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndalo...
SPORT

Kosova në Irlandë, sot luhet një shans i artë për pjesëmarrjen në Euro 2028

Përfaqësuesja e Kosovës sonte përballet me Irlandën në transfertë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ku synon që të sigurojë pozitën e dytë në grupin e saj në Ligën B.   Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj irlandezëve, “Dardanëve” u mjafton edhe një barazim në udhëtim për ta […]

P
Piranjat17 November 2026, 15:08 · 3 min lexim
Kosova në Irlandë, sot luhet një shans i artë për

Përfaqësuesja e Kosovës sonte përballet me Irlandën në transfertë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ku synon që të sigurojë pozitën e dytë në grupin e saj në Ligën B.

 

Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj irlandezëve, “Dardanëve” u mjafton edhe një barazim në udhëtim për ta përmbyllur grupin në vendin e dytë, ku bëjnë pjesë edhe Austria dhe Izraeli. Por, për Kosovën kjo ndeshje ka një rëndësi shumë më të madhe sesa thjesht përfundimi në një pozitë më të mirë në grup.

Përfundimi në vendin e dytë do të ishte një hap i rëndësishëm drejt ëndrrës për pjesëmarrje në Kampionatin Europian, pasi do t’i siguronte Kosovës një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikimeve për Europianin, përkatësisht në vazon e dytë.

 

Trajneri i Kosovës, Franko Foda, nuk dëshiron që skuadra e tij të hyjë në fushë vetëm për të kërkuar një pikë. Strategu gjerman ka bërë të qartë se synimi është fitorja, ndonëse pret një përballje të vështirë kundër një kundërshtari që nuk ka alternativë tjetër përveç triumfit.

“Irlandës i duhet fitorja, ndërsa neve na intereson edhe barazimi. Por në fushë ekipet hyjnë për fitore. Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë ndeshje. Nëse flasim për përkrahjen, gjithmonë për futbollistët është të luajnë në atmosferë impozante. Shpresoj edhe nesër të ketë shikues. Ne e rëndësishme është të imponojmë lojën tonë tek Irlanda dhe të marrim rezultatin që kërkojmë”, deklaroi mes tjerash Foda në konferencën për media.

Kështu, përballja në Irlandë nuk është thjesht një ndeshje për një pikë apo për një pozitë në renditje. Është një mundësi e rëndësishme për Kosovën që të hedhë një hap tjetër drejt ëndrrës europiane.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.