Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.
Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.
“Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.
Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.
“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.
Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.
“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.
Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.
“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
6 Tetor20:25
Kurti ndryshon ofertën: Votojmë të parin ligjin për Specialen, Hamza të garantojë votat për presidentin
Në orët vendimtare për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, Albin Kurti ka dalë me një ofertë të re për...
KOSOVA
6 Tetor19:34
Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?
Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason &eu...
KOSOVA
6 Tetor18:22
Protestat në Prishtinë/ Shqetësime për thirrjet për dhunë në rrjetet sociale
Thirrjet në hapësirën online për djegien e ndërtesës së Kuvendit, rrahjen e protestuesve dhe etiketimet ndaj policëve i ...
KOSOVA
6 Tetor16:54
Thellohet ngërçi politik në Kosovë/ Bekim Sejdiu i përgjigjet Kurtit: Jam tërhequr nga gara për president
Situata politike në Kosovë sa vjen dhe po vështirësohet, pasi Bekim Sejdiu ka deklaruar se është tërhequr nga gara për p...
KOSOVA
6 Tetor15:56
Kurti ofertë PDK-së: Presidentin sonte, Specialen të enjten! Sillni gjysmën e deputetëve për Sejdiun, garantoj 62 vota për ligjin
Kryeministri Albin Kurti i bëri një ofertë të re publike PDK-së për zgjidhjen e ngërçit: presidenti të zgjidhet s...
KOSOVA
6 Tetor15:48
Ngërçi politik në Kosovë/ Kurti: Pa president, vendi shkon në zgjedhje brenda pak orësh
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të zgjidhet për...
KOSOVA
6 Tetor13:32
Protesta para Qeverisë në Kosovë/ Aktivisti Haziri paralajmëron deputetët: Votoni ligjin! Nëse shkoni në zgjedhje do t’ju ndjek si hije
Aktivisti Çlirim Haziri, duke folur në protestën e mbajtur para Qeverisë së Kosovës, u ka bërë thirrje deputetë...
KOSOVA
6 Tetor13:02
Sot takimi final Kurti-Hamza, në fokus ligji për Specialen dhe zgjedhja e presidentit! A do të arrihet marrëveshja?
Prishtinë – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pritet të takohen sot, para seanc&...
KOSOVA
6 Tetor10:55
Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?
Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason &eu...
KOSOVA
6 Tetor08:20
Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit në Kosovës/ Nëse votimi dështon, vendi shkon sërish në zgjedhje
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se a...