Vrasja e Mikel Rrokut, ish-gruaja dhe partneri i saj i ri planifikuan krimin përmes ChatGPT
Një 55-vjeçar shqiptar, Mikel Rroku, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Torino, ndërsa hetimet e autoritete...
Një 55-vjeçar shqiptar, Mikel Rroku, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Torino, ndërsa hetimet e autoritete...
Një sasi prej kilogramë kokainë e pastër u sekuestrua nga Guardia di Finanza e Romës, duke çuar në pranga një shtetas ...
SPAK ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Burrel, duke çuar për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve. Me anë t&eu...
Nëpunësit civilë nuk mund të bëhen protagonistë të aktiviteteve politike dhe nuk mund të angazhohen në fushatë...
Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte n&e...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në kët&...
Ulian Shpataraku, një ish-drejtues i lartë i Policisë, i cili u arrestua në drejtimin e mjetit ku udhëtonte, Ergys Agasi, thotë se...
Një prej grave që shfaqej në videot intime të publikuara ditët e fundit ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës kundë...
Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për dosjen e grupit të Bruno Çobos, pesë prej...
Një prej ligjvënësve më të lartë të Partisë Demokratike në SHBA ka kërkuar informacion të detajuar mbi ...
SPAK ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Burrel, duke çuar për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve. Me anë të një njoftimi, Prokuroria e Posaçme sqaron të gjithë kronologjinë e rrëmbimit dhe vrasjen e të riut.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.181 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
1. Fation Bushgjokaj
2. Petrit Hoxha (Çakraj),
3. Kristë Bushgjokaj
4. Aleksandër Bushgjokaj
Të katër të pandehurit akuzohen për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Procedimi është regjistruar për faktin penal të datës 8.7.2025, ku, sipas rezultateve të hetimit, Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj kanë kryer veprime të koordinuara me qëllim rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Renis Dobra.
Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe të dhënave të pajisjeve GPS të automjeteve të marra me qira dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, është dokumentuar lëvizja e të pandehurve në qytetin e Burrelit dhe në aksin rrugor Klos–Zenisht, në kërkim të viktimës.
Sipas hetimit, pranë vendit të quajtur “Ura e Matit”, shtetasi Renis Dobra është pikasur në automjetin e tij Benz dhe është ndjekur nga automjeti Hyundai Santa Fe, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha (Çakraj) dhe Kristë Bushgjokaj. Këta provohet se kanë sinjalizuar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër, Range Rover.
Ndjekja ka vijuar deri në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, provohet se automjeti Range Rover i ka bllokuar rrugën viktimës. Sipas rezultateve të hetimit, Renis Dobra është nxjerrë forcërisht nga automjeti i tij dhe nën dhunën e autorëve, është futur në automjetin Range Rover.
Më pas të tre automjetet kanë ecur njëri pas tjetrit nga qyteti i Burrelit në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit, ku provohet se është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja shtetasit Renis Dobra nga autorët e veprës penale. Kjo vërtetohet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor.
Sipas hetimit, më pas automjeti i viktimës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e tij.
Nga analiza e lëvizjeve të automjeteve, këqyrja e kamerave pranë vendngjarjes, pajisjeve GPS, tabulateve telefonike dhe të dhënave të nxjerra nga pajisjet telefonike të personave nën hetim, është arritur në përfundimin se plani për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit Renis Dobra ka qenë i strukturuar dhe i koordinuar, duke e kryer veprën penale në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.
Gazetari Almer Toska, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook një incident të rëndë, që sipas tij ka ndodhur menj&...
QR-kodi i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion pë...
Në burg janë të ndaluara jo vetëm sendet që përbëjnë shkelje ligji, por edhe ato që mund të përbëjn&...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit, i cili akuzohet nga SPAK si drejtues i nj...
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qytetarëve, Banka e S...
Një ditë më parë, Monika Lubonja zbuloi përmes një postimi në “Instagram” se ka bërë kallëzim kund...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). M&eum...
Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte n&e...
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke...
Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pa...