Shqiptari kapet me 6.8 milionë euro kokainë në garazh. Si i “çoi” hetuesit në vendin ku fshihte drogën

Një sasi prej kilogramë kokainë e pastër u sekuestrua nga Guardia di Finanza e Romës, duke çuar në pranga një shtetas shqiptar. Gjatë një shërbimi kontrolli, efektivët kishin vënë re një person që lëvizte me automjetin e tij pranë një garazhi në Tor Lupara, në territorin e komunës Fonte Nuova. Kjo rrethanë i shtyu efektivët të thellonin kontrollin dhe të kryenin identifikimin e tij.
Personi, i cili rezultoi të ishte shtetas shqiptar, shfaqi nervozizëm të dukshëm gjatë verifikimeve. Informacioni i mbledhur u analizua më tej, duke u mundësuar efektivëve të Guardia di Finanza-s të siguronin menjëherë elementë të tjerë me interes dhe të orientonin kontrollet e mëtejshme, duke i shtrirë ato edhe në automjetin dhe ambientin që ishte në dispozicion të tij.
Pikërisht brenda garazhit, efektivët zbuluan dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme droge, prej rreth 30 kilogramësh kokainë.
Në mënyrë specifike, gjatë ndërhyrjes u gjetën dy çanta të mëdha, në të cilat ishin fshehur 27 pako me lëndë narkotike, të shënuara me marka dhe simbole të ndryshme dalluese, si dhe sasi të tjera droge të paketuara në qese të mbyllura hermetikisht.
Në përfundim të operacionit, burri u arrestua në flagrancë dhe, me urdhër të Prokurorisë së Tivolit, u dërgua në burgun e Rebibbias. Arrestimi u konfirmua më pas nga autoriteti gjyqësor.
Sasia e kokainës së sekuestruar, nëse do të hidhej në tregun e shitjes së drogës në territorin e Romës, do të kishte një vlerë të përllogaritur në rreth 6.8 milionë euro. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Dyshonte se 28-vjeçari i ngacmonte të dashurën, biznesmeni shqiptar dënohet me 11 vite burg pas aksionit si në filma në autostradë...

“Dorëheqje”, “Arresto Ballukun”/ Oshëtijnë thirrjet e protestuesve në bulevard

Haki Çako u rrëmben bashkive tenderat e emergjencave civile

Zjarr i përmasave të mëdha në Armen të Selenicës, digjen sipërfaqe me ullinj e bimësi

Me shpejtësi skëterrë/ Policia sekuestron Audin dhe arreston ‘Schumacherin’ shqiptar





