Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët denoncojnë rrugët e mbytura në baltë/ Fëmijët e fshatit Dushk në Lushnjë shkojnë në shkollë me çizm... Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje “Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri... Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan ... Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës
KOSOVA

Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, këtë ka bërë edhe Trump

P
Piranjat30 September 2026, 14:11 · 4 min lexim
Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund

Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh në një intervistë për Klan News, ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka dënuar me një total prej 81 vitesh burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bamieh u shpreh e rezervuar në lidhje me vendimin, duke theksuar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me provat e paraqitura në proces.

Ish-prokurorja e EULEX ngriti gjithashtu shqetësime për parimin e barazisë në drejtësi. Sipas saj, Gjykata Speciale nuk ishte një institucion i menduar mirë dhe ajo ka shprehur të njëjtin qëndrim edhe në vitin 2014.

Ajo theksoi se nuk mund të japë një vlerësim përfundimtar mbi fajësinë apo pafajësinë e tyre, pasi nuk ka parë provat dhe nuk ka dëgjuar dëshmitarët apo argumentet e mbrojtjes.

Bamieh foli edhe për përvojën e saj prej shtatë vitesh në kuadër të EULEX-it, duke iu referuar vështirësive në planifikimin dhe zbatimin e misionit, përfshirë situatën në Mitrovicë.

“Duke e ditur EULEX dhe nivelin e drejtësisë ndërkombëtare aktualisht, mendoj se vendimi është me pikëpyetje nga sa kam dëgjuar se nuk kisha kontakt të drejtpërdrejtë me provat. E kam thënë në 2014 dhe vijoj të mbaj të njëjtin qëndrim prej atëherë. Mendoj se nuk ka drejtësi të barabartë, nuk ka drejtësi për një racë apo për një komb. Mund të kishin këmbëngulur që të paktën të kishin gjyqtarët e tyre, nga vendi i tyre. Nuk mendoj se Gjykata Speciale ishte e mirëmenduar. Si mund të besoj apo të mos besoj, sepse unë nuk i kam parë provat, nuk kam dëgjuar dëshmitarët, nuk kam dëgjuar se çfarë ka thënë pala mbrojtëse. Nuk mund të jap një mendim për diçka që nuk e di. Ata (EULEX) kishin një paramision, për të planifikuar misionin dhe nuk u krye dhe ne as dokumentet nuk i kishim në rregull. Nuk e kishim planifikuar se si do të merreshim me Mitrovicën, për shembull.“, tha ajo.

Më tej ish-prokurorja e EULEX përsëriti kritikën e saj ndaj Gjykatës Speciale, duke deklaruar se ajo është krijuar për të gjykuar vetëm një kombësi, ndërsa nuk preferoi të japë këshillat e saj se çfarë duhet të bëjë mbrojtja e katër ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

“Është e vështirë për mua të them se çfarë ata duhet të bëjnë, sepse nuk i di provat. Kjo Gjykatë Speciale është një gjykatë, që është ngritur për të gjykuar vetëm një kombësi.”, pohoi ajo.

E pyetur nëse mund të falën katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me dekret presidencial nga Presidenti i Kosovës, ish-prokurorja tha se kjo gjë sigurisht që mund të bëhet, ndërsa solli si shembull rastin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka bërë veprime të tilla.

“Sigurisht që mundet. Donald Trump e bën vazhdimisht. Por, nuk do dukej mirë ama. Është më mirë të shpallesh i pafajshëm sesa të falesh nga dikush”, u shpreh ajo. /TV KLAN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.