KOSOVA

Kurti tjetër propozim për Presidente, kandidatja ish-deputete e PDK

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2026, 22:24
Kurti tjetër propozim për Presidente, kandidatja ish-deputete e PDK

Kryeministri Albin Kurti ka modifikuar ofertën e tij për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke propozuar që në të njëjtën seancë të Kuvendit fillimisht të votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas të votohet për presidente Justina Shiroka-Pula.

Kurti i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të deklarojë publikisht se 22 deputetët e grupit parlamentar të PDK-së do të marrin pjesë në votimin për president.

“Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sonte, pas meje menjëherë, që 22 deputetët e grupit parlamentar të PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votë në zgjedhjen për president, ne po ia votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht”, tha Kurti.

Sipas propozimit të ri të kryeministrit, seanca do të kishte dy pika të rendit të ditës. E para do të ishte shqyrtimi dhe votimi në lexim të dytë i projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa pika e dytë do të ishte votimi për kandidaten për presidente, Justina Shiroka-Pula.

“Pra jo më pas, përpara. Në një seancë me dy pika: pika e parë, leximi i dytë i projektligjit mbi Gjykatën Speciale e ka votën tonë, dhe mandej votimi për presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”, deklaroi Kurti.

Ky propozim vjen pasi, sipas Kurtit, PDK-ja ka refuzuar disa nga ofertat e mëparshme për tejkalimin e ngërçit politik.

Kurti tha se fillimisht ishte propozuar profesor Bekim Sejdiu për president, por kandidatura e tij ishte refuzuar. Ai shtoi se më pas Hamza ka kundërshtuar edhe propozimin që Ligji për Dhomat e Specializuara të votohej pas zgjedhjes së presidentit, duke kërkuar ndryshim të rendit të veprimeve.

Kryeministri iu referua edhe deklaratave të mëhershme të Hamzës për kandidatët Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, duke thënë se kryetari i PDK-së i ka konsideruar ata figura politike.

Kurti tha se deklarata e Hamzës për ndryshimin e qëndrimeve “3-4 herë” lidhet me faktin se gjatë negociatave janë bërë propozime të reja.

“Të nderuar gazetarë, kur ai thotë që 3-4 herë ka qëndrime të ndryshme, në fakt bëhet fjalë për propozime të reja. Natyrisht që propozimet e reja nuk janë propozimet e vjetra, janë propozime të ndryshme sepse janë propozime të reja”, tha Kurti.

Ai shtoi se, në rast se PDK-ja garanton pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të saj në votimin për president, Vetëvendosje do ta mbështesë paraprakisht projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Pika e parë, leximi i dytë i projektligjit mbi Gjykatën Speciale e ka votën tonë, dhe mandej votimi për presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”, përfundoi Kurti.mbi Gjykatën Speciale e ka votën tonë, dhe mandej votimi për presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”, përfundoi Kurti.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime