Kurti: U harxhua shumë energji, tani janë krijuar kushtet për punë pa pengesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Kurti shkruan se konstituimi i Legjislaturës XI të Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e presidentes harxhuan shumë energji.
Ai shkruan se nuk duhet të çohet dëm koha dhe duhet punuar me zell tashmë që nuk ka më pengesa.
“Shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës: konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentes.
Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu.
Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm. Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës. Edhe një herë urime të gjithëve”, shkruan Kurti.
Lexo edhe
KOSOVA
Ndryshimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale: S’jemi konsultuar

Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës

Kosovë/ Arrestohet Valon Lluka, ish administratori i Aeroportit të Vlorës! Akuzohet për mashtrim

Zgjedhjet në Serbi/ Policia e Kosovës ndërpret tubimin parazgjedhor të Listës Serbe

Profesoresha Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Votimi 3 minuta pas mesnatës/ Ambasadori i BE në Kosovë uron presidenten e re: Mbështetja jonë e palëkundur! Pres me kënaqësi të bashkëpu...

Marrëveshja që shmangu krizën/ “Reuters”: Kosova zgjodhi Presidenten, shmangu zgjedhjet





