Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sezoni veror përfundoi dhe bashkë me të edhe fluksi i lartë i lëvizjeve mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Me përfundimin e sezonit veror rikthehet edhe kontrolli në pikën kufitare. Sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve, nga 1 maji deri në shtator, kalimi në të dyja anët e kufirit bëhej pa kontrolle kufitare për qytetarët që udhëtonin me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.
Por, sipas marrëveshjes mes dy vendeve, gjatë periudhës së sezonit jo-veror, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë kufirin sipas procedurave normale dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve të dokumenteve. Megjithatë, regjimi i lehtësuar do të vijojë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.
Deri më tani nuk janë shënuar pritje apo radhë të gjata në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë. Të dhënat e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit në Kukës tregojnë për një fluks të konsiderueshëm të lëvizjeve gjatë muajve të verës.
Për periudhën qershor–gusht, nga Kosova drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Morinit, kanë hyrë 2 milionë e 197 mijë e 667 shtetas të Kosovës. Ndërkohë, në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, kanë dalë nga Shqipëria 887 mijë e 972 shtetas shqiptarë.
Lexo edhe
KOSOVA
Albin Kurti: Sot nisim komunikimet për takime me opozitën për presidentin

“Liria ka emër”/ Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi mund të kishte

Von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Prishtinë/ Nata e 15-të e protestës kundër vendimit të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”

Kurti: Shqiptarët duhet të kenë të paktën pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë

Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, këtë ka bërë edhe Trump

Bekim Sejdiu u tërhoq nga gara për president, Kurti i prerë: Mbetet kandidatura jonë





