KOSOVA
“Liria ka emër”/ Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, në kuadër të turit Ballkanik.
Por mbërritja e saj është shoqëruar me tensione dhe protesta, ku disa qytetarë kanë bllokuar rrugën e eskortës së saj.
Pas kësaj, garda e saj u detyrua të vazhdonte përmes një rruge alternative, duke vonuar oraret e agjendës së saj në Prishtinë.
Një grup të rinjsh dolën me pankarta në duar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta detyroi eskortën e Presidentes që të ndryshojë rrugë, duke vonuar oraret e agjendës së saj në Prishtinë.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
KOSOVA
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi mund të kishte

Von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Prishtinë/ Nata e 15-të e protestës kundër vendimit të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”

Kurti: Shqiptarët duhet të kenë të paktën pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë

Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, këtë ka bërë edhe Trump

Bekim Sejdiu u tërhoq nga gara për president, Kurti i prerë: Mbetet kandidatura jonë

Çështja e Presidentit në Kosovë/ Kurti: Situatë urgjente për veprim

Bashkohen partitë shqiptare, garojnë së bashku për zgjedhjet në Serbi




