Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
KOSOVA

Zbardhet shkaku i krimit të rëndë në Gjilan. Ja pse biznesmeni vr*u gruan dhe kunatin

P
Piranjat 9 October 2026, 19:36 · 2 min lexim
Zbardhet shkaku i krimit të rëndë në Gjilan. Ja pse

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të vrarë dhe një të plagosur.

Në foton e mësipërme shfaqen Valon Ramushi dhe bashkëshortja e tij, Nafija, në pamje të parë një çift i lumtur. Por e premtja u kthye në një ditë të zezë për 30-vjeçaren, pasi bashkëshorti i saj qëlloi me armë zjarri drejt saj, vëllait dhe xhaxhait të tyre.

Viktimë e këtij krimi makabër kanë mbetur 30-vjeçarja Nafije Ramushi dhe vëllai i saj, ndërsa xhaxhai i tyre ka mbetur i plagosur. Autori i ngjarjes është bashkëshorti i saj, Valon Ramushi, një biznesmen i njohur në zonë që drejtonte firmin “Loni Therm”.

Sipas atyre që raportojnë mediat në Kosovë, shkak për këtë tragjedi është bërë kërkesa e 30-vjeçares për t'u divorcuar. Pas debatit, Ramushi ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar mbi anëtarët e familjes.

Motër e vëlla, të dy rreth 30 vjeç, ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas të shtënave, Ramushi e ka transportuar vetë bashkëshorten e tij në urgjencën e spitalit, por e reja nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas kryerjes së aktit të rëndë dhe dërgimit të bashkëshortes në spital, autori është dorëzuar në polici, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.