Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë. Lajmi është konfirmuar për mediat nga zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj, rreth orës 16:40, Policia është njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kishin kërkuar […]

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë.
Lajmi është konfirmuar për mediat nga zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Sipas saj, rreth orës 16:40, Policia është njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishin plagosur me armë zjarri.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.
Ndërkohë, personi i dyshuar për ngjarjen është arrestuar. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.
Lexo edhe
KOSOVA
Kurti: Radoiçiç, arkitekti i sulmit në Banjskë

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

Kurti kërkon mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

LDK kundër presidentes Shiroka-Pula: Të papranueshme heqja e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca...

Aksidenti i rëndë në Prishtinë gjatë garave me makina





