Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset nga për vdekje 64-vjeçari që lëvizte me motomjeti... Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027...
KOSOVA

Kurti: Radoiçiç, arkitekti i sulmit në Banjskë

P
Piranjat10 November 2026, 18:51 · 2 min lexim
Kurti: Radoiçiç, arkitekti i sulmit në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka cilësuar Milan Radoiçiçin si arkitektin kryesor të sulmit të armatosur në Banjskë, duke kërkuar nga Serbia dorëzimin e tij për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë.

Deklaratën Kurti e bëri këtë të martë, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Paris School of International Affairs (PSIA), në Paris, ku foli për situatën e sigurisë në Kosovë dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se Radoiçiç duhet të mbajë përgjegjësi për organizimin e sulmit të 24 shtatorit 2023, në veri të Kosovës. Sipas tij, fakti që ai vazhdon të qëndrojë në Serbi dhe nuk është dorëzuar para drejtësisë përbën një problem serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kurti ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të vihen përpara drejtësisë, duke nënvizuar se çështja e Banjskës nuk mund të lihet jashtë procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës. Gjatë përleshjes mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit sulmues.

Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka pranuar përfshirjen në organizimin e grupit të armatosur. Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë atë përgjegjës për organizimin e sulmit dhe kërkojnë që ai të përballet me drejtësinë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.