Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! BE: Ndalohet anija e flotës fa... Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me...
POLITIKE

Dita e 169 e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët dhe studentët janë mbledhur sërish këtë të diel përpara Kryeministrisë, në ditën e 169-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Tubimi i sotëm vjen një ditë pas protestës kombëtare të së shtunës, e cila nisi përpara Ministrisë së Arsimit dhe u zhvendos më pas në disa nga akset kryesore të Tiranës. Protestuesit vijojnë […]

P
Piranjat15 November 2026, 19:06 · 3 min lexim
Dita e 169 e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë,

Qytetarët dhe studentët janë mbledhur sërish këtë të diel përpara Kryeministrisë, në ditën e 169-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Tubimi i sotëm vjen një ditë pas protestës kombëtare të së shtunës, e cila nisi përpara Ministrisë së Arsimit dhe u zhvendos më pas në disa nga akset kryesore të Tiranës. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar largimin e tij si të panegociueshëm.

Protesta e së shtunës, në ditën e 168-të të lëvizjes, ishte thirrur në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, në kuadër të strategjisë së organizatorëve për zhvillimin e dy protestave kombëtare në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë. Studentëve u ishte bashkuar edhe mbështetja e pedagogëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve nga diaspora.

Fillimisht, protestuesit qëndruan përpara Ministrisë së Arsimit, ku gjatë tubimit u shpalos edhe pankarta me mesazhin “Ne nuk harrojmë”. Gjatë protestës, një grup të rinjsh i vunë flakën një koshi mbeturinash, ndërsa në shesh u dëgjuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.

Pas qëndrimit përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata kaluan në zonën e Zogut të Zi dhe më pas drejt 21 Dhjetorit, ku u regjistruan incidente dhe dëmtime të reklamave përgjatë rrugës. Gjatë marshimit, disa prej protestuesve thyen tabela reklamuese, ndërsa lëvizja u shoqërua me thirrje kundër qeverisë.

Pas disa orësh marshimi, protestuesit u rikthyen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Gjatë zhvillimeve u shtuan edhe forcat e policisë, të cilat u pozicionuan në zonën përreth institucioneve, përfshirë godinën e Kryesisë së Kuvendit.

 

Në thelb të protestës vijojnë të jenë kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa studentët kundërshtojnë ofertat e qeverisë për dialog, duke këmbëngulur se largimi i kryeministrit është kusht i panegociueshëm. Ndër sloganet që kanë shoqëruar protestat janë “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen”, “Studentët kërkojnë revolucion” dhe “Diploma nuk është biletë emigrimi”.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.