Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shk... EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla Media italiane kronikë për “turizmin dentar” në Shqipëri/ Mbi 60 mijë italianë vijnë çdo vit, biznesi kap v... Hasi në harresë! Rruga e fshatit Fajzë në gjendje skandaloze, e mbushur me gropa dhe pellgje uji Lumenj parash për fundvitin/ ARRSH hap 180 milionë euro tendera në një ditë të vetme U godit me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së studentëve, prokuroria thërret për të dëshmuar E... Vodhi pensionet/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompete... VIDEO/ Avioni rrëzohet në autostradë në Meksikë dhe përfshihet nga flakët Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjeti... Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paiden...
AKTUALITET

“Ku shkojnë paratë e Sarandës?”, Ina Zhupa: Kushte skandaloze në kopshte! 70 fëmijë në një grup, krevate me myk dhe 770 mln lek rikonstruksione

Drejtuesja politike e Sarandës, deputetja Ina Zhupa ka denoncuar gjendjen skandaloze në kopshtet publike të Sarandës. Zhupa ka ngritur shqetësimet lidhur me ambientet e brendshme duke thënë se në kopshte, krevatet janë të mykur dhe kushte të papërshtatshme për fëmijët. Zhupa ka rikthyer në vëmendje edhe denoncimin e saj të mëparshëm për mbipopullimin në kopshte, […]

P
Piranjat20 November 2026, 12:30 · 3 min lexim
“Ku shkojnë paratë e Sarandës?”, Ina Zhupa: Kushte

Drejtuesja politike e Sarandës, deputetja Ina Zhupa ka denoncuar gjendjen skandaloze në kopshtet publike të Sarandës. Zhupa ka ngritur shqetësimet lidhur me ambientet e brendshme duke thënë se në kopshte, krevatet janë të mykur dhe kushte të papërshtatshme për fëmijët.

Zhupa ka rikthyer në vëmendje edhe denoncimin e saj të mëparshëm për mbipopullimin në kopshte, ku numri i fëmijëve arrinte deri në 70 në një grup, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi administrimin e fondeve publike nga Bashkia Sarandë.

Sipas saj, vetëm për rikonstruksionin e kopshteve nr. 2 dhe 3 janë parashikuar rreth 51 milionë lekë fond limit, ndërsa për punimet në Metoq, Shelegar dhe Bërdenesh edhe 26.1 milionë lekë.

Më tej Zhupa kërkon transparencë për paratë e shpenzuara, verifikim të menjëhershëm të kushteve në institucionet parashkollore dhe përgjegjësi për çdo rast neglizhence apo abuzimi.

 

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Bashkia Sarandë ofron kushte skandaloze në kopshte dhe harxhon miliona lek në letra për rikonstruksione.

Denoncimi i fundit i JOQ për gjendjen e kopshteve në Sarandë, me krevate të mykur dhe kushte skandaloze për fëmijët, është një tjetër kambanë alarmi për mënyrën si administrohen institucionet që duhet të kujdesen për më të vegjlit tanë.

Nuk është një rast i shkëputur. Në shtator denoncova publikisht se në kopshtet e Sarandës fëmijët ishin grumbulluar deri në 70 në një grup, sepse punimet në çerdhe dhe në kopshtin “Soros” nuk kishin përfunduar në kohë. Fëmijët e çerdhes u zhvendosën në Kopshtin nr. 1, ndërsa fëmijët e kopshtit “Soros” në Kopshtin nr. 5. Kërkova interpelancë me ministren Kumbaro por mazhoranca socialiste e dogji mundësinë.

Fëmijët e Sarandës përballen me krevate me myk dhe kushte që nuk garantojnë as standardet minimale të higjienës, Bashkia Sarandë shpall tendera me miliona lekë për rikonstruksione.

Vetëm për rikonstruksionin e kopshteve nr. 2 dhe 3, në vitin 2026, fondi limit ishte 51 milionë lekë, ndërsa oferta fituese rreth 49.5 milionë lekë. Për rikonstruksionin e kopshteve dhe shkollave në Metoq, Shelegar e Bërdenesh, fondi limit ishte edhe 26.1 milionë lekë.

Pyetjet janë të thjeshta dhe kërkojnë përgjigje:
Ku shkojnë gjithë këto para?
Kush kontrollon cilësinë e punimeve dhe materialeve?
A ka Bashkia Sarandë një kontroll real mbi sigurinë dhe higjienën në kopshtet publike?

Kërkoj transparencë të plotë për fondet e shpenzuara, verifikim të menjëhershëm të kushteve në kopshte dhe përgjegjësi për çdo abuzim apo neglizhencë.

Fëmijët e Sarandës meritojnë krevate të pastër, ambiente të sigurta, hapësirë për t’u zhvilluar dhe edukim dinjitoz. Jo myk, mbipopullim dhe miliona lekë pa llogaridhënie!

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.