Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi drejt Apelit, mbrojtja ka afat deri sot për të kundërshtuar vendimin në ... 302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato Grudës! Korrupsioni në mes, s’do të përdoren... Vodhi në familjen mbretërore/ DAILY MAIL: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës 1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim EMRAT/ Po transportonin 4 thasë me kanabis në Laç, arrestohen dy persona Deputeti Erald Kapri paraqitet në SPAK Tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen! Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike dhe rënie gurësh ... Dhuna shpërthen në ndeshjen Marseille-Levski Sofia, pesë tifozë bullgarë përfundojnë në spital! Klubi kërko... EMRI/ U kap me kokainë dhe çokollata psikedelike, dënohet shqiptari: Dua të kthehem në Shqipëri Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person
KOSOVA

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi drejt Apelit, mbrojtja ka afat deri sot për të kundërshtuar vendimin në Hagë

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duhet të njoftojë deri në fund të ditës së sotme nëse do të apelojë vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë. Avokatët kanë bërë të ditur se do të kundërshtojnë dënimet, të cilat i konsiderojnë […]

P
Piranjat27 November 2026, 11:26 · 4 min lexim
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi drejt Apelit, mbrojtja ka afat deri

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duhet të njoftojë deri në fund të ditës së sotme nëse do të apelojë vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë. Avokatët kanë bërë të ditur se do të kundërshtojnë dënimet, të cilat i konsiderojnë të padrejta. Aktgjykimi u shpall më 16 shtator. Sipas vendimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite heqje lirie. Rregullorja e Procedurës dhe Provave parashikon që palët të paraqesin njoftimin për apel brenda 30 ditëve nga shpallja e aktgjykimit, duke përcaktuar arsyet e kundërshtimit.

Pas depozitimit të njoftimit, kryegjykatësi i panelit të Apelit, i cili përbëhet nga tre gjyqtarë, ka mundësinë të caktojë një gjykatës raportues për përgatitjen e çështjes për shqyrtim. Brenda 21 ditëve nga njoftimi për apel zhvillohet një konferencë, ku diskutohen çështjet procedurale dhe organizimi i mëtejshëm i procesit. Hapi pasues është dorëzimi i dosjeve të apelit, ku mbrojtja dhe palët e tjera paraqesin argumentet dhe bazat ligjore mbi të cilat mbështesin kundërshtimin. Afati për këtë procedurë është 60 ditë nga njoftimi për apel. Në rastet kur kundërshtimi ka të bëjë vetëm me masën e dënimit, afati është 30 ditë.

Më pas, palët mund të dorëzojnë përgjigjet dhe kundërpërgjigjet e tyre, në përputhje me afatet e përcaktuara nga rregullorja. Paneli i Apelit mund të lejojë edhe paraqitjen e provave të reja, ndërsa zhvillimi i një seance dëgjimore varet nga vlerësimi i gjyqtarëve. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Apelit mund të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, ta ndryshojë ose ta rrëzojë atë, si dhe të urdhërojë rigjykimin e çështjes. Një garanci procedurale parashikohet edhe për të akuzuarit: nëse apelimi bëhet vetëm nga personat e dënuar, gjykata nuk mund t’u caktojë atyre një dënim më të rëndë sesa ai i dhënë në shkallën e parë.

Rregullorja përcakton se vendimi i Apelit duhet të shpallet brenda 60 ditëve nga parashtrimi i fundit i palëve. Ky afat mund të zgjatet me një muaj, nëse gjykata paraqet arsyet për shtyrjen. Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikon tri baza kryesore për apelim: zbatimin e gabuar të ligjit që ka ndikuar në vendim, gabimet në vlerësimin e fakteve që kanë sjellë dështim të drejtësisë dhe gabimet në përcaktimin e dënimit. Nëse palët nuk pajtohen as me vendimin e Gjykatës së Apelit, ato kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndryshe nga procesi në shkallën e parë, procedurat në Apel nuk kanë një afat të përcaktuar për përfundimin e tyre.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.