Lapaj paralajmëron: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qytetarëve

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar për përshkallëzim të situatës në konflikt social, nëse qeveria nuk adreson kërkesat e qytetarëve dhe nuk garanton një proces të rregullt elektoral.
Lapaj deklaroi se për sa kohë Edi Rama vijon të drejtojë pushtetin dhe të organizojë zgjedhjet duke përdorur burimet shtetërore, nuk mund të ketë një zgjidhje të situatës.
“Kjo histori, po vazhdoi ta drejtojë Edi Rama pushtetin dhe të vazhdojë të organizojë zgjedhje duke përdorur të gjitha resurset e shtetit, nuk ka zgjidhje. Ndaj ose do të marrë zgjidhje politike, ose, siç u kam thënë para një viti, kur dola para Kryeministrisë dhe thoshin: ‘Nuk çohen shqiptarët!’, u thashë: ‘Do të çohen’. Sot po ju them, nëse nuk adresohen në mënyrë të shëndetshme, pa hile, dhe më në fund të bëhet paqe sociale, garë dhe më i miri të fitojë, ju garantoj që këta do ta çojnë vendin keq e më keq, në konflikt social, sepse nuk ka rrugëdalje”, u shpreh Lapaj.
Ai e lidhi pakënaqësinë e qytetarëve edhe me problematikat sociale, duke përmendur mungesën e ilaçeve në spitale, pensionet dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria. Sipas tij, këto janë forma të dhunës ndaj qytetarëve, për të cilat duhet të ketë përgjegjësi.
“Këta thonë tallemi me ne, të shtypim, të vjedhim, të lëmë pa ilaçe, dhe pastaj ti kur çohesh të themi: ‘Ah, jo dhunë!’. Po ti po më dhunon se po më vret fëmijën në spital pa ilaçe, po ti po më dhunon sepse po më lë pa pension, po më dhunon sepse po më largon fëmijën në 2026-ën nga atdheu”, deklaroi kreu i “Shqipëria Bëhet”.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama gjen (më në fund) një pro-rus që ka mbështetur protestat në Shqipëri

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Tension para Kryeministrisë, policia përplaset me protestuesit, 2 arrestohen me forcë

“Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron aktivistët

Përleshje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, efektivët shtyjnë qytetarët drejt trotuarit

Ambasadori i OSBE-së: Reforma zgjedhore të avancojë para 30 nëntorit

Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë

Tabaku takim me përfaqësues të OKB-së, denoncon dhunën dhe shkeljen e të drejtave të protestuesve





