Përplasja me Ramën, Bushati: Se çfarë raporti ka Veliaj me të vërtetën, duhet të jemi me 1000 pikëpyetje
“Veliaj, luftë për partinë dhe jo për lirinë”

“Veliaj, luftë për partinë dhe jo për lirinë”. Është kjo një nga temat e kësaj të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
Analisti Andi Bushati, tha se mbetet e paqartë se çfarë raporti ka Erion Veliaj me të vërtetën, sa i përket përplasjeve të fundit me kryeministrin.
Sipas Bushatit, pyetja se kush e çoi Veliajn në burg ka marrë fund, ndërsa ai paraqiti dy mundësi: ose Rama ka urdhëruar SPAK-un dhe GJKKO-në, ose u ka dhënë sinjalin se mund të vepronin edhe ndaj Veliajt.
“Për t’i vënë gjërat në peshore, ne kemi vetëm versionin e Veliajt. Se çfarë raporti ka Veliaj me të vërtetën, duhet të jemi me një mijë pikëpyetje. Por ka disa gjëra që të lënë të kuptosh se mes Ramës dhe Veliajt janë këputur raportet. Kjo ngre pikëpyetje, jo te të drejtat e një të burgosuri.
Por kur një i burgosur që nuk e do Rama a ka trajtim të ndryshëm nga burgu apo qoftë nga SPAK-u dhe GJKKO-ja? Ka marrë fund pyetja se kush e futi në burg Erion Veliajn.Se pati pikëpyetje në fillim me reagimin e Ramës. Sot Veliaj është një i burgosur dhe ose Rama ka urdhëruar SPAK-un dhe GJKKO-në, ose Rama i ka shkelur syrin, duke u thënë: “Keni leje të merrni edhe këtë”, tha Bushati. /vizionplus.tv
Lexo edhe
POLITIKE
Vrasjet e bujshme dhe dosja e SPAK, Hoxha: Kush dha urdhrin, kush financoi dhe kush i ekzekutoi?

Avokati: Veliaj nuk ka kallëzuar Ramën, por drejtoreshën e burgjeve

Elton Qyno për dosjes së bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

Lubonja: Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha





