Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
LIFESTYLE

A do merrnit pjesë? Sfida EKSTREME e një palestre: Humb 50 kg në 3 muaj dhe fito një “Porsche”

P
Piranjat19 November 2025, 15:48 · 2 min lexim
A do merrnit pjesë? Sfida EKSTREME e një palestre: Humb 50 kg në

    
“Kushdo që arrin të humbasë 50 kilogramë për vetëm 3 muaj, do të shpërblehet me një makinë luksoze “Porsche Panamera” me vlerë reth 155 mijë dollarë amerikanë”. Kjo është sfida më e çuditshme e vitit e shpallur nga një palestër në Kinë.

“The Economic Times” shkruan se sfida në fjalë është lançuar nga një qendër fitnesi në provincën Shandong dhe ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale kineze. Regjistrimi për këtë “garë të çmendur” kushton 10 mijë juanë (rreth 1,400 dollarë), dhe përfshin ushqimin, stërvitjen dhe akomodimin për tre muaj.

Por, edhe pse shumë njerëz e kanë parë si mundësinë e jetës për të humbur peshë dhe për të fituar një makinë super luksoze, mjekët kanë ngritur alarmin për pasojat e rënda që mund të ketë një humbje kaq e shpejtë peshe.

Ekspertët theksojnë se humbja e 50 kilogramëve në 90 ditë kërkon një deficit ekstrem kalorish dhe mund të çojë në dëmtime serioze të organeve, rënie flokësh, çekuilibër hormonal dhe madje edhe rrezik për jetën.

Ndërkohë në internet, reagimet kanë qenë të përziera: disa përdorues kanë komentuar me humor se “vetëm skeleti do të marrë Porsche-n”, ndërsa të tjerë e quajnë “një strategji marketingu gjeniale për të mbledhur para nga tarifat e regjistrimit”.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, palestra pretendon se sfida është reale dhe tashmë janë regjistruar dhjetëra persona që synojnë të provojnë fatin e tyre, dhe të marrin çelësat e makinës luksoze.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.