Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! BE: Ndalohet anija e flotës fa... Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh...
LIFESTYLE

Sot është dita e fundit për të votuar Sunny Hill si njërin prej festivaleve më të mira në Evropë

P
Piranjat19 November 2025, 13:50 · 2 min lexim
Sot është dita e fundit për të votuar Sunny Hill si

Ka mbetur vetëm pak kohë për të votuar Festivalin Sunny Hill si një prej festivaleve më të mira në Evropë. Në kuadër të “European Festival Awards”, Sunny Hill konkuron në kategorinë e festivaleve të mesme për nga madhësia, dhe mbështetja e publikut është vendimtare për të siguruar vendin në mesin e më të mirëve.

Vota mund të jepet online përmes këtij linku: https://www.surveymonkey.com/r/publicvoting25, duke zgjedhur Sunny Hill në kategorinë për festivale të mesme. Çdo votë është një kontribut për të vlerësuar arritjet artistike dhe ndikimin e festivalit në skenën muzikore ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, Sunny Hill u rendit ndër 5 festivalet më të mira në Evropë, duke dëshmuar kualitetin e lartë artistik dhe ndikimin e tij në industrinë e muzikës. Edhe këtë vit, pjesëmarrja në garë është një tregues i vazhdimësisë së suksesit dhe përkushtimit të festivalit ndaj skenës muzikore.

Nëpër vite, Sunny Hill ka sjellë në Prishtinë artistë të njohur ndërkombëtarisht si Dua Lipa, Calvin Harris, J Balvin, Martin Garrix, Miley Cyrus, Shawn Mendes, Peggy Gou dhe shumë të tjerë, duke e bërë festivalin një atraksion global për adhuruesit e muzikës.

Organizatorët ftojnë të gjithë ndjekësit, partnerët dhe komunitetin e gjerë që të japin votën e tyre sot dhe të ndihmojnë Sunny Hill të ruajë vendin e tij ndër festivalet më të mira në Evropë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.