"75 Kostume, 1 Mision” – Ja si po rikthen influencerja në jetë trashëgiminë shqiptare

Në një kohë kur shumë të rinj e shohin rrjetin social thjesht si një mënyrë për t’u bërë të njohur, një vajzë e re ka zgjedhur ta përdorë atë për një qëllim shumë më të thellë: ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Eralda Baze ka dokumentuar dhe prezantuar deri tani 75 kostume tradicionale, duke rikthyer në vëmendje thesare të harruara të etnografisë shqiptare.
Ajo tregon se gjithçka nisi si një pasion i vogël mes miqsh, pa ndonjë organizim formal. Me kalimin e kohës, kjo pasion u transformua në një detyrim qytetar dhe një mision për të shpërndarë vlerat e veshjeve tradicionale, veçanërisht kostumet e nusërisë shqiptare.
Projekti i saj përfshin të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë, duke përqendruar vëmendjen te ato pjesë të kulturës që historikisht nuk janë ekspozuar jashtë vendit. Një nga kostumet që Eralda ka promovuar së fundmi është ai i Hasit, nga komuna e Prizrenit, i cili tregon edhe përdorime praktike historike, si ruajtja e ujit nga gratë në zonën me mungesë uji.
Por puna e saj shkon përtej ekspozimit vizual. Çdo kostum shoqërohet me historinë e tij, kontekstin social dhe ndikimin e figurave historike mbi fatin e komuniteteve. Eralda nuk e sheh veten thjesht si modele, por si një rrëfimtare që sjell historitë e fshehura pas çdo qëndisme dhe simbole të veshjeve.
Qëllimi i saj është që brezi i ri të dashurohet sërish me traditat shqiptare, duke kthyer kostumet nga objekte muzeale në histori të gjalla që lidhen me kulturën dhe jetën e përditshme të popullit.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Me këto 10 hapa do të arrini që të kontrolloni zemërimin tuaj

Horoskopi/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim, mundësi të reja në karrierë dhe rritje të ardhurash

Fjalët që duhet t'i hiqni nga CV-ja për të pasur sukses

Sa pak i besojmë njëri-tjetrit! Shqipëria në vendin e fundit në botë për besimin shoqëror
Kisha zvicerane vendos një ‘Jezus digjital’ me Inteligjencë Artificiale në dhomat e rrëfimit

Shkencëtarët kapin momentin e lindjes së një supernove/ Një shpërthim që nuk është parë kurrë më parë

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë





