Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
SHOWBIZ

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

P
Piranjat21 November 2026, 22:19 · 4 min lexim
“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe:

Grida Duma ka bërë një rrëfim ndryshe, ku ka folur për anën e saj emocionale dhe jetën e saj jashtë kamerave. 

E pyetur nga Ema Andrea për pikën e saj të dobët, Duma u shpreh se “ajo është njëkohësisht edhe pika e saj më e fortë, duke pranuar se forca e vazhdueshme e ka larguar nga njerëzit dhe ka bërë që të tjerët të mos e kuptojnë kur vuan”.

Gjatë bisedës në studio, Duma tha se shpesh perceptohet si një person shumë i fortë, por pas këtij imazhi fshihet edhe një nevojë për mirëkuptim dhe empati.

Moderatorja pranoi se do të dëshironte të ishte më e butë me veten dhe të mos e përjetonte çdo situatë përmes detyrimit për të qenë gjithmonë e fortë.

Ema Andrea: Grida, pika jote e dobët?

Moderatorja Grida Duma: Pika ime e dobët është pika ime e fortë. Është njësoj si dashuria dhe urrejtja që takohen, si dashuria dhe xhelozia që takohen. Dobësia ime është forca ime. Domethënë, nuk ka nevojë të jem kaq e fortë sa jam. Gati e ktheva në mashkullore, domethënë jam shumë e fortë. Unë mendoj, kur bënim disa analiza PR në politikë, do t’i rikthehem Orit, mendoj që një mur gome është më i fortë se një mur tulle. Që do të thotë, të jesh gjithnjë e fortë largon njerëz nga vetja. Më mungon empatia e të tjerëve, më mungon fakti që nuk ma kupton asnjëherë askush që vuaj.

Ema Andrea: E ke paguar lirinë me vetmi?

Moderatorja Grida Duma: Absolutisht po. Sa herë që më thonë: “Je bërë virale sot, ka ndodhur kjo gjëja”, u them: “Le të jetë, nuk më merr njeri më sysh, se e kam paguar unë koston e vetes”. Kështu që kjo është pika ime e dobët. Pika ime e fortë është pika ime e dobët. Sikur të isha një çikë më e dobët, mund të kisha një çikë më shumë dashuri me veten time, pra mund ta kisha një çikë më shumë xhan.

Ori Nebiaj: A është zgjedhje realisht?

Moderatorja Grida Duma: Jo, është rrugë që të vazhdon pastaj, është hapur dhe vazhdon. Vazhdon ashtu, nuk kthehesh dot më pas, sepse sapo kthehesh, ti e kupton që të gjithë ata që tashmë relatojnë me ty, relatojnë me ty ashtu siç të shohin ata. Dhe ti, kur rritesh, nuk i ndryshon dot më ata, ndryshon vetëm veten. Kështu që nuk…

Selin Bollati: Do të doje të ndryshoje?

Moderatorja Grida Duma: Padyshim që do të doja shumë.

Ema Andrea: E di ça i ndodh këtij raporti? Në momentin që je e dobët, të gjithë hidhen kundër, nuk ta pranojnë. Si ka mundësi?

Moderatorja Grida Duma: Nuk ta pranojnë atë dobësi dhe ai është momenti më vetmitar.

Ori Nebiaj: Kur ka qenë ai moment? Kur ke ndier që ke paguar koston?

Moderatorja Grida Duma: Shumë herë, para një jave. Është gjithmonë. Nëse unë e them, ej po, nëse unë jam një mekanizëm që funksionoj, duhet, duhet, duhet, dhe do të arrij të takoj veten kur të them: këtë dua ta bëj, ose atë që duhet nuk e dua. Unë e dua atë që duhet, megjithatë ka momente që nuk është nevoja të jetë gjithmonë në të njëjtën trajektore.

Duhet dhe dua gjithë kohën, mund të jetë edhe vetëm dua, pa duhet. Dhe këtë gjë unë nuk e kam takuar akoma në jetën time. Vetëm dua, nuk e kam takuar.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.