“Sëmundja më ka ndryshuar, por rigjeta forcën”/ Kate Middleton rrëfen përballjen e saj me kancerin: E di që shërimi është një udhëtim

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka folur mbi përballjen e saj me kancerin dhe rrugëtimin që e çoi drejt “triumfit” përballë sëmundjes së rëndë. Në një dokumentar Middleton ka treguar disa momente nga jeta e saj personale.
Pikërisht nisja e këtij dokumentari e bën atë më emocionues, ku vetë princesha flet për luftën me kancerin, duke theksuar se kjo “përvojë” e ka ndryshuar në disa aspekte.
“Kanceri të ndryshon. Ta ndryshon trupin. Të ndryshon fizikisht. Por ka edhe një dimension shumë, shumë më të thellë në atë që një diagnozë e kancerit ndryshon brenda teje”, është shprehur ndër të tjera Kate Middleton.
Më tej, princesha e Uellsit ka shtuar se shërimi nga kjo sëmundje, është një proces që kërkon kohë. Ndërsa Middleton thotë, se pikërisht procesi i rikuperimit përfshin gjetjen e shpresës dhe gëzimit, pavarësisht pasigurisë që mund të kemi.
“E di që shërimi është një udhëtim. Si të rilidhesh me gjërat që dikur i njihje. Dhe si të gjesh një ndjenjë shprese dhe gëzimi krahas pasigurisë. Është e qartë se ne nuk jemi krijuar për t’i përballuar vetëm sfidat e jetës”, ka thënë princesha.
Ndërsa nuk ka munguar dhe një mesazh nga vetë Kate, e cila tregoi edhe mënyrën se si e rigjeti forcën, pas një periudhe kohore shumë të vështirë.
Lexo edhe
SHOWBIZE mbani mend? ‘Sofia’ e Arjan Çanit bëhet nënë për herë të parë!

“Tani jam vetëm”, Brikena bën njoftimin e papritur: Më dhëmb shpirti, sepse e dua shumë
Anxhela Peristeri zbulon se është në një lidhje dashurie prej vitesh: Jemi shumë mirë në guaskën tonë
Vesa dhe Big Basta flasin për thashethemet e ndarjes dhe zgjerimin e familjes: Duam t’i bëjmë Liamit një motër ose vëlla

Saimir Korreshi vë në siklet Luiz Ejllin në emision, shfaqet fotoja e Jozefina Topallit: Këtë e njeh mirë ti

Saimir Korreshi tregon vendimin që është penduar në politikë: Votova Lulzim Bashën dhe jo Sokol Olldashin

Fifi rikthehet në Prishtinë, zbulon datën e konceritit “Me laps e letër”: Mezi po e pres ...





