Masakra në Poloni/ Ministri i Brendshëm zbulon dyshimet për autorin: I ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë
Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski, ka dhënë detaje të reja lidhur me autorin e sulmit të përgjakshëm në Krakov, duke deklaruar se dyshohet se ai ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë. “Gjithçka tregon se personi i armatosur ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë”, deklaroi Kierwinski, duke theksuar […]

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski, ka dhënë detaje të reja lidhur me autorin e sulmit të përgjakshëm në Krakov, duke deklaruar se dyshohet se ai ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë.
“Gjithçka tregon se personi i armatosur ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë”, deklaroi Kierwinski, duke theksuar se kjo pistë do të jetë pjesë e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ministri bëri të ditur gjithashtu se në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta policore, si dhe agjentë të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme.
Hetimet po shtrihen edhe në banesën e familjes së të dyshuarit, ku autoritetet po verifikojnë rrethanat dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e motiveve të sulmit.
Ndërkohë, Polonia vijon të jetë në gjendje alarmi pas ngjarjes së rëndë që tronditi Krakovin.
Lexo edhe
BOTA
I rrëmbeu telefonin kalimtarit pa e ditur se ishte “ngatërruar” me njeriun e gabuar!

Presidentja e parë grua në historinë e Gjermanisë? Kush është 61-vjeçarja që kandidon për postin e lartë të shtetit

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë

Grevë në Gjermani, mbi 400 mijë punonjës të industrisë në protestë me dy kërkesa

VIDEO/ Pamje dramatike nga Polonia, njerëzit ikin mes të shtënave me armë





