EMRAT/ Dyshohen për 17 grabitje banesash, arrestohen 3 shqiptarët në Spanjë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal të organizuar, i cili dyshohet se ka kryer 17 grabitje në banesa në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña. Operacioni i koduar “Ziralla” u zhvillua nga Garda Civile spanjolle, e cila arriti të shkatërrojë grupin pas disa javësh hetimesh. Të arrestuarit janë identifikuar si Renato D., Ermal N. dhe Florian P., të tre me shtetësi shqiptare, të cilët aktualisht ndodhen në burg.
Sipas mediave spanjolle, grupi kriminal kishte një mënyrë të organizuar veprimi, duke arritur të kryente grabitjet në banesa brenda vetëm 10 minutash. Autorët përzgjidhnin banesa ku kishin verifikuar paraprakisht se nuk kishte njerëz brenda dhe vepronin me shpejtësi për të marrë sende me vlerë. Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan mjete të posaçme për hapjen me forcë të dyerve dhe hyrjeve, përfshirë gërshërë hidraulike, si dhe pajisje kimike që shërbenin për të verifikuar pastërtinë e arit dhe diamanteve të vjedhura. Gjithashtu, ata përdornin targa të modifikuara për të vështirësuar identifikimin dhe gjurmimin e automjeteve.
Hetimet nisën më 30 tetor, pasi në provincën Ourense u konstatuan disa grabitje. Gjashtë prej tyre u regjistruan në zona të ndryshme, përfshirë A Merca, Allariz, Celanova, Barbadás, Coles dhe Vilamarín. Në total, grupit i atribuohen deri më tani 17 grabitje në tri provincat spanjolle. Arrestimi i tre shqiptarëve u krye më 18 nëntor në Vila de Cruces, në provincën Pontevedra. Sipas hetuesve, ata ishin strehuar në një zonë pyjore, ku qëndronin në një tendë kampingu për të mos rënë në sy të autoriteteve.
Gjatë operacionit, Garda Civile kishte tentuar edhe dy herë të ndërhynte për arrestimin e tyre, por të dyshuarit arritën të largoheshin. Ata përdornin një automjet me fuqi mbi 350 kuaj fuqi dhe, në përpjekjet për t’u shpëtuar efektivëve, përplasën makinat e policisë.
Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se hetimet vijojnë, pasi dyshohet se tre të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në vepra të tjera penale.
Lexo edhe
AKTUALITET
Paketa Fiskale 2027/ Sindikatat i drejtohen Ramës: Paga minimale të mos tatohet

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Saraivën

E rëndë në SHBA/ Oficeri i policisë qëllon 13-vjeçarin gjatë kontrollit të trafikut, i mituri përfundon në spital

“Ikën” Elisaveta Treska, Jeta Deda në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”

Kanabisi i zbuluar në tunele/ Procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së në Shkodër

Tre muaj pritje në QSUT, pacientja mbetet pa rezonancë: Aparatura nuk punon!

"Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Holandë

KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali





