Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”...
AKTUALITET

“Më gjuajtën dhe më gjobitën 5 mln lekë”/ Rrëfimi i adoleshentit të shoqëruar në protestë: S’më frikësojnë!

Një dëshmi e fortë vjen nga protesta e zhvilluar në Tiranë, ku një 16-vjeçar ka treguar për mikrofonin e gazetarit

P
Piranjat22 November 2026, 18:55 · 2 min lexim
“Më gjuajtën dhe më gjobitën 5 mln lekë”/

Një dëshmi e fortë vjen nga protesta e zhvilluar në Tiranë, ku një 16-vjeçar ka treguar dhunën e ushtruar ndaj tij pas shoqërimit nga policia një natë më parë, si dhe gjobën marramendëse prej 5 milionë lekësh të vjetra që i është vendosur në komisariat.

I riu rrëfeu se ishte futur në një lokal pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kur u pikas nga një efektiv policie dhe më pas u shoqërua me forcë nga 4-5 agjentë civilë, pavarësisht ndërhyrjes së qytetarëve të pranishëm.

Sipas tij, dhuna fizike dhe fyerjet kanë nisur sapo është futur në automjetin e policisë, ku efektivët e kanë goditur në kokë dhe kanë ndaluar vetëm pasi ai u ka treguar se ishte i mitur, 16 vjeç.

Në komisariat, adoleshentit i është prerë një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra me akuzën se në orën 19:05 është fiksuar duke hedhur lëndë piroteknike në drejtim të uniformave blu.

Megjithatë, 16-vjeçari e mohon kategorikisht një veprim të tillë, duke sqaruar se kishte një kapsollë me vete, por nuk e kishte hedhur atë, dhe se këtë fakt mund ta vërtetojë përmes pamjeve filmike të regjistruara nga një qytetar. Ai shtoi se policia e kishte identifikuar vetëm për shkak të tutave të kuqe që mbante veshur.

I pyetur për arsyet që e shtyjnë të dalë në shesh, i riu u shpreh se proteston për të drejtat e tij dhe për një jetë më të mirë, larg vjedhjes dhe korrupsionit. Ai tregoi gjithashtu gjendjen e vështirë ekonomike të familjes së tij, ku është djali i madh me tre motra më të vogla dhe i vetmi që punon është babai saldator, rroga e të cilit mezi mjafton.

Pavarësisht masës ndëshkimore dhe dhunës së përjetuar, 16-vjeçari deklaroi me vendosmëri se nuk ka mundësi ta paguajë gjobën dhe as nuk do ta paguante, duke theksuar se nuk frikësohet dhe për këtë arsye kishte dalë sërish në protestë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.