Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
BOTA

Mjëra fluturime anulohen dhe vonohen prej 2 ditësh në SHBA

Mijëra fluturime në SHBA u anuluan ose u vonuan të dielën, ndërsa sistemi i kontrollit të trafikut ajror në SHBA vazhdoi të rikuperohej nga një defekt

P
Piranjat15 November 2026, 21:49 · 2 min lexim
Mjëra fluturime anulohen dhe vonohen prej 2 ditësh në SHBA

Mijëra fluturime në SHBA u anuluan ose u vonuan të dielën, ndërsa sistemi i kontrollit të trafikut ajror në SHBA vazhdoi të rikuperohej nga një defekt teknik që çoi në një ndalesë të rrallë kombëtare të fluturimeve në tokë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy tha se operacionet normale mund të mos rikthehen deri të hënën.

“Ne kemi aeroplanë dhe ekuipazhe që janë jashtë pozicionit, kështu që duhet pak kohë”, i tha ai. Më shumë se 5,000 fluturime u vonuan dhe 2,000 u anuluan të dielën.

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi Kongresit të dielën të miratojë më shumë para për modernizimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror. Ndalimi i të gjitha avionëve të planifikuar të niseshin nga SHBA-ja të premten shkaktoi kaos në aeroportet në të gjithë vendin.

Më shumë se 3,500 aeroplanë ishin në ajër kur FAA njoftoi në orën 15:54 se fluturimet do të anuloheshin deri në njoftim të mëtejshëm. Disa u devijuan në aeroporte të tjera dhe të tjerë fluturuan drejt destinacioneve të tyre.

Pas kësaj, 8,500 fluturime u vonuan dhe 8,000 të tjera u anuluan, sipas FlightAware. Ndalesa i la pasagjerët të bllokuar brenda aeroplanëve në pistë, të paaftë për t’u ngritur ose për t’u kthyer në portat e tyre.

Të tjerë mbetën të bllokuar në aeroporte, duke fjetur në dysheme dhe duke u përpjekur me dëshpërim të lidheshin me linjën e tyre ajrore.

Ndalesa pati gjithashtu një efekt të menjëhershëm në oraret në të gjithë botën, me disa fluturime nga Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa të anuluara.

Hetuesit po punojnë ende për të përcaktuar shkakun rrënjësor dhe se kush është fajtor, por Duffy tha se administrata vendosi të pezullojë fluturimet pas dështimeve në një sistem kyç që lejon kontrollorët e trafikut ajror dhe pilotët të komunikojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.