Konsumoi benzinë, vdes djali 18-muajsh

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Heraklionit në Kretë të Greqisë, ku një fëmijë vetëm 18 muajsh ka humbur jetën pasi dyshohet se ka gëlltitur benzinë.
Foshnja u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Heraklionit të dielën në mbrëmje, nga zona e Nea Alikarnassos, në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore.
Mjekët u vunë menjëherë në lëvizje për t'i shpëtuar jetën, ndërsa fëmija u shtrua në Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik. Stafi mjekësor dhe infermieror bëri gjithçka të mundur për të parandaluar tragjedinë.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve dhe luftës së vështirë në terapi intensive, 18-muajshi nuk arriti të mbijetonte.
Ndërkohë, ende mbeten të paqarta rrethanat se si fëmija ka rënë në kontakt me benzinën dhe e ka gëlltitur atë.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, si dhe për të përcaktuar se kush kishte përgjegjësinë për mbikëqyrjen e fëmijës në momentin kur ndodhi incidenti. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
"Rikthim të NATO-s në kufijtë e vitit 1997" dhe jo vetëm/ Kërkesat e reja të Putinit për paqe në Ukrainë dhe dy përgjigjet e prera të Per...

Praga vlon nga protestat/ Rreth 450 mijë qytetarë në shesh kundër planeve të qeverisë

Panik në avionin drejt Milanos, pasagjeri i dehur merr me vete thikën e kuzhinës

Shkencëtarët zbulojnë si vaksinat anti-Covid dëmtojnë zemrën, nis hetimi i vdekjeve të lidhura me injeksionet

Irani kërcënon Britaninë: Raketa balistike mund të godasë bazën amerikane RAF Fairford

Debati për enët e palara/ 50-vjeçarja rreh barbarisht burrin dhe tenton ta mbysë me kabllo elektrik

Gjobë rekord/ Italia kërkon 800 mln euro nga Facebook

E rëndë në Greqi! Burri aksidenton për vdekje me kamion gruan e tij 50 vjeçe




