"Mos më prek familjen, kurrë mos e bëj”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 është tensionuar sërish, këtë herë pas një përballjeje të ashpër mes Akilit dhe Adrianit. Dy banorët shkëmbyen akuza dhe ofendime, ndërsa debati mori përmasa më të mëdha në momentin kur u përmend familja.
Përplasja nisi pasi Adriani e akuzoi Akilin se po tallej me traumën e Arlindës, duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je i pafytyrë”.
Akili reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke iu përgjigjur: “Ndoshta jam i vogël, por burrërinë e kam të madhe”.Shkëmbimi i fjalëve vazhdoi me komente thumbuese për gjatësinë e njëri-tjetrit. Kur Adriani e quajti të vogël, Akili ia ktheu: “Unë jam aq i madh, sa gjatësia jote më duket shumë e vogël”.
Gjatë debatit, dy banorët i kërkuan njëri-tjetrit të lexonin libra, teksa Adriani pretendoi se Akili po mundohej të tërhiqte vëmendjen dhe të krijonte situata për të qenë në qendër të diskutimeve gjatë Prime-it.Ai rikujtoi edhe deklaratën e Akilit se kishte vetëm dy shokë, duke e akuzuar se po shtirej para banorëve.Situata u bë edhe më e tensionuar kur biseda preku familjen.
Akili reagoi ashpër, duke i tërhequr vërejtjen Adrianit: “Bëj kujdes me familje! Unë një mijë vjet me i bo, kurrë nuk ta prek. Ti e preke, kurrë më mos e bëj”. Adriani vazhdoi të fliste, duke përmendur edhe faktin se jetonte jashtë vendit, por kjo shkaktoi një tjetër reagim nga Akili.
“Nëna ime rri në Shqipëri, o shok! Çka më intereson ku rri ti? Herën tjetër bëj kujdes me fjalët, kaq! A more vesh?”, i tha ai me tone të larta.
Adriani u mundua ta sqaronte situatën, duke thënë se nuk e kishte ditur dhe se nuk kishte pasur qëllim ta fyente apo të prekte familjen e tij.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin/ Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: Ishte dobësuar shumë, në momentet e fundi...

“Do thyej rekordin e Sabianit…”, ish-banori do të futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Diola Dosti dhe Erolld Belegu rikthehen në Maldive; kush e shoqëron çiftin kësaj radhe

Pjesmarrës në Big Brother? Vedati dhe Roela kanë mendime të kundërta





