Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
SHOWBIZ

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: Ishte dobësuar shumë, në momentet e fundit…

P
Piranjat 4 November 2026, 19:42 · 2 min lexim
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i Saimir Vishajt

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj ka lënë pas dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Avokati Alban Qafa, i cili në një rrëfim të ndjerë ku nuk munguan as lotët na zbuloi detaje të reja.

“Nuk e prisja që të ndodhte pasi mundi sëmundjen kryesore që ishte ajo e tumorit. Me vaksinën që mori në Amerikë i dhanë të paktën 10 vite jetë garanci. Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt dhe aq më tepër nga një rrëzim në shkallë. Por nuk besoj që ka qenë rrëzimi nga shkallët vetëm ky shkaku… sepse të paktën 3 ditë përpara se të ndodhte kjo ne takoheshim çdo ditë se e kishte zyrën përballë SPAK-ut, dhe ishte shumë i dobët fizikisht, duke ia vënë fajin kimioterapive që kryente dhe ishte një kimioterapi shumë e fortë.

Por kishte një rënie shumë të dukshme në peshë dhe forcën fizike gjithashtu. Pra duhet të ketë qenë një rast humbje ekuilibri për shkak të sëmundjes”, u shpreh ai.

Gjithashtu miku i tij zbuloi se kush i qëndroi pranë momentet e fundit të jetës.

“Në momentet e fundit në spital, i janë gjendur pranë vëllai që i ka ardhur nga Italia, Elsa Lila me të motrën i kanë ndenjur te koka gjatë gjithë kohës. Si i vëllai dhe të dyja mbesat nuk i janë ndarë dajës asnjë sekondë”, shtoi miku i tij avokat Alban Qafa.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.