Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s...
POLITIKE

Muçollari: Rama bëri çfarë deshi me buxhetin, me Mirlindën e Belindën. Tani kërkon të na mashtrojë me Diellën

P
Piranjat17 November 2026, 19:06 · 3 min lexim
Muçollari: Rama bëri çfarë deshi me buxhetin, me

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të mbulojë skandalet e tenderave dhe abuzimet me fondet publike përmes propagandës dhe sistemit të ri të prokurimeve, Diella. Muçollari thekson se fondet e rrugëve dhe të AKSHI-t janë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe vepra të rënda penale.

Ndërsa, shton se Rama nuk mund t’u shmanget përgjegjësive politike, pasi sipas tij ka mbrojtur publikisht këtë model qeverisjeje.

Reagimi i plotë:

Bëri çfarë deshi me buxhetin me Lindën e Belindën, tani na fton t’i besojmë Diellës. Edi Rama vazhdon të shpresojë se propaganda do ta shpëtojë nga pozicioni i vështirë ku ndodhet përballë një publiku gjithnjë e më të revoltuar. Ai flet për modernizimin e prokurimeve dhe paraqet grafikë, ndërkohë që skandalet e tenderave dhe dyshimet për shpërndarjen e fondeve publike mes miqsh e klientësh kanë nxjerrë në dritë një realitet krejt tjetër: arka me para, pasuri të pajustifikuara dhe vila luksoze në bregdet.

Fondet e rrugëve dhe të AKSHI-t janë sot në qendër të hetimeve për vepra të rënda penale, nga korrupsioni dhe fshehja e pasurisë deri te dyshimet për grup të strukturuar kriminal.

Në këto afera, Rama nuk mund t’u shmanget përgjegjësive politike. Ai ka pranuar publikisht se ka dhënë porosi lidhur me kompani fituese të kontratave publike. Ai e ka mbrojtur deri në fund këtë model qeverisjeje, me qëndrime publike dhe me vota në Kuvend. Asnjëherë nuk ka shprehur një qëndrim kritik dhe as është distancuar prej tij. E gjithë kjo ka ndodhur në sytë e publikut.

Dhe tani, papritur, na fton t’i besojmë një sistemi të ri prokurimi.

Deri dje bëri çfarë deshi me buxhetin, me Lindën e Belindën. Sot kërkon të na bindë me Diellën.

Propaganda nuk mund të zëvendësojë llogaridhënien. Aq më pak mund të rikthejë besimin te një kryeministër që, pas gjithë këtyre skandaleve, kërkon të shesë si zgjidhje teknologjike atë që në thelb është krizë e qeverisjes dhe e përgjegjësisë politike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.