Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?!
POLITIKE

“Rama sot, në ditën më të keqe”, Shehi: Ditën që ikën ky kryeministër, Shqipëria merr menjëherë sinjale se është shumë pranë BE-së

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në News24 komentoi aktualitetin politik. Shehi theksoi se Rama është në ditën më të keqe. Shtoi se protesta e ndërkombëtarizoi krizën në Shqipëri. Për Shehin, nëse largohet Rama, qeveria e re menjëherë merr sinjale për përafrim në BE. “Në PS, është Rama vetëm, ka 100 vende bosh e […]

P
Piranjat17 November 2026, 18:27 · 4 min lexim
“Rama sot, në ditën më të keqe”, Shehi:

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në News24 komentoi aktualitetin politik.

Shehi theksoi se Rama është në ditën më të keqe. Shtoi se protesta e ndërkombëtarizoi krizën në Shqipëri.

Për Shehin, nëse largohet Rama, qeveria e re menjëherë merr sinjale për përafrim në BE.

“Në PS, është Rama vetëm, ka 100 vende bosh e pastaj vijnë të tjerët. Kjo është prej vitesh. Ajo ka ardhur nga marrëveshja e 2008-tës, që kryetari të zgjedh deputetët. Marrëveshja e 2008-tës e bëri kryeministrin të pathyeshëm. Me marrëveshjen e 2008-tës, kush merr pushtetin, merr të gjithin. Përballë të vetëve, mendon se është Perëndia. Dhe është perëndi, sepse të ngre lart, të bën deputet, të bën ministër.

 

Rama sot është në pozitën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Populli ka dalë në rrugë, e kur populli kap gurin, tregon gjendjen e rëndë. S’ka pasur kurrë qeveri, që të ketë kaq skandale sa kjo qeverisje. Edi Rama ishte në tango me Vuçiçin dhe tani është vetëm. Protesta e ndërkombëtarizoi krizën në Shqipëri. Popullin e ka me vete, edhe partia ka gjitha dyshimet tek ai, edhe propaganda e ndërkombëtarëve ka rënë. Janë frikësuar edhe ata në PS, sepse e shohin që ky mirë që të dorëzon, por ky të lë në baltë, siç ndodhi me Veliajn. Konteksti ndërkombëtar, që Rama dikur lavdërohej, ka rënë. Ditën që ikën Rama, me qeveri të re, ne për dy muaj hyjmë në Europë. Nëse largojmë Ramën, merren mesazhe të qarta që ky popull e rrëzonka edhe autokratin”, tha Shehi.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Shehi deklaroi se duket se PS dhe PD kërkojnë thjesht të ruajnë monopolin e tyre.

I bëri thirrje opozitës që të bëjë një ligj elektoral të barabartë për të gjitha partitë politike.

“PS nuk ka interes të ndryshojë reformën, sepse është reformë në favor të pushtetit. Nëse opozita bën të njëjtin gabim, do të ketë sërish të njëjtin fat. Uroj që të ketë listë kombëtare dhe lista të hapura. PS sot ka 84 deputetë me 52 përqind të votave dhe kjo nga favorizimi i sistemit zgjedhor. Edhe brenda opozitës ka shumë rivalitet, sa bëjnë hesapet e veta fillimisht. Opozita bëri një kompromis shumë të shëmtuar. Unë u bëj thirrje deputetëve të PD, që ta bëjnë ligjon zgjedhor të barabartë për veten e tyre. Opozita duhet të bëjë një ligj të barabartë. Duhet bërë me dy raunde.

Duhet bërë dhe votimi elektronik. Nuk e duan, që të ruajnë monopolin, që të numërojnë vetë votat, me komisionerët e vet, sepse komisionerë kanë PS dhe PD, nuk ka sheshi, nuk kanë partitë e vogla. PS dhe PD po përpiqen të ruajnë monopolin. Opozita duhet të sjellë figura të reja, duhet të vijë si dallgë, të sjellë ndryshime reale. Diskutimi për numrin e deputetëve, nëse duhet të jenë 140 apo 100, për mua është diçka jo me shumë rëndësi”, u shpreh Shehi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.