Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! BE: Ndalohet anija e flotës fa... Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!...
AKTUALITET

Në pranga për trafik anabolikësh/ Vëllai i Pirro Dhimës thyen heshtjen: Më fal që të vendosa në këtë pozitë!

Odiseas Dimas, vëllai i kampionit olimpik Pirro Dhima, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit në Greqi, në kuadër të një hetimi për furnizimin dhe tregtimin e paligjshëm të substancave anabolike

P
Piranjat15 November 2026, 18:49 · 3 min lexim
Në pranga për trafik anabolikësh/ Vëllai i Pirro Dhimës

Odiseas Dimas, vëllai i kampionit olimpik Pirro Dhima, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit në Greqi, në kuadër të një hetimi për furnizimin dhe tregtimin e paligjshëm të substancave anabolike.

Në një deklaratë për televizionin grek MEGA, 58-vjeçari, ish-trajner i ekipit kombëtar grek të peshëngritjes, ka hedhur poshtë akuzat se u ka dhënë qëllimisht substanca të ndaluara sportistëve, përfshirë edhe djalin e tij të mitur.

“Prej dy vitesh kam ndaluar së trajnuari sportistë. Ndihem i shkatërruar nga dezinformimi ndaj meje, deri në atë pikë sa më akuzojnë se me qëllim i kam dhënë anabolikë djalit tim të mitur”, është shprehur Dimas.

Lidhur me rastin e djalit të tij, ai pretendon se është përdorur një suplement ushqimor i ligjshëm, në përbërjen e të cilit nuk ishte deklaruar prania e një substance anabolike. Sipas tij, një vendim gjyqësor e ka cilësuar rastin si pakujdesi dhe jo si veprim të qëllimshëm.

Dimas ka deklaruar gjithashtu se shumica e preparateve të gjetura gjatë kontrollit në banesën e tij janë të ligjshme. Për disa prej tyre, ai pretendon se i përdor për arsye shëndetësore dhe se do të paraqesë prova për këtë.

Por pjesa më e ndjeshme e deklaratës së tij ka qenë kërkesa publike për falje drejtuar vëllait, Pirro Dhimës, familjes dhe qytetarëve që kanë mbështetur ndër vite kampionin olimpik.

“Dua t’i kërkoj falje vëllait tim Pirro Dhima dhe familjes sime, të cilët i kam vendosur në një pozitë të vështirë për shkak të sjelljes sime të pamatur. Kërkoj falje edhe nga të gjithë qytetarët që e kanë dashur Pirro Dhimën”, ka deklaruar ai.

Odiseas Dimas dyshohet nga autoritetet greke për furnizim, ruajtje dhe tregtim të paligjshëm të substancave anabolike. Sipas hetimeve, preparatet dyshohet se janë shpërndarë edhe te sportistë të mitur.

Ish-trajneri është paraqitur përpara hetuesit dhe ka kërkuar kohë shtesë për të përgatitur mbrojtjen. Kërkesa është pranuar, duke i dhënë afat deri të hënën, ndërsa deri atëherë ai mbetet në paraburgim.

Hetimet vijojnë për të sqaruar përgjegjësitë e tij në këtë çështje, ndërsa Dimas mohon akuzat për shpërndarje të qëllimshme të substancave të ndaluara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.