EMRAT/ Policia arreston dy persona, goditën me vezë eskortën me makina të Ramës
Efektivët e Durrësit kanë vënë në pranga dy shtetas, aktivistin Edison Lika 28 vjeç, dhe 37 vjeçarin Albi Dema, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” si dhe janë proceduar në gjendje të lirë tetë të tjerë dhe një qytetar nga Fieri, në sajë të tensioneve të krijuara dje në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit

Efektivët e Durrësit kanë vënë në pranga dy shtetas, aktivistin Edison Lika 28 vjeç, dhe 37 vjeçarin Albi Dema, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” si dhe janë proceduar në gjendje të lirë tetë të tjerë dhe një qytetar nga Fieri, në sajë të tensioneve të krijuara dje në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit.
Burime nga grupi hetimor bëjën me dije se këta shtetas, më datë 14.11.2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, kanë tentuar të bllokojnë rrugën dhe kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë këtu dhe të kryeministrit Rama.
Për rrjedhojë janë vënë në pranga dyshja Edison Lika dhe Albi Dema, si dhe janë proceduar penalisht tetë të tjerë, mes tyre pesë femra: E. P., 33 vjeçe, D. G., 50 vjeç, O. D., 34 vjeç, M. C., 28 vjeçe, L. A., 24 vjeçe, I. R., 31 vjeç, N. S., 23 vjeçe, J. S., 25 vjeçe, të tetë banues në Tiranë, dhe I. Ll., 27 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara

Gjendet pa shenja jete brenda një automjeti 39-vjeçari, detajet e para

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Shtatë specie të egra në Parkun e Shebenikut, kamerat kapin rrëqebullin e Ballkanit dhe ariun e murrmë

Ndryshimi për herë të shtatë i pragut të TVSH; Biznesi i vogël përsëri në valën e rritjes së kostove

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Bllokohet rruga nga rënia masive e gurëve, izolohen banorët e Thethit





