Nesër protestë kombëtare, Këlliçi: S'ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se të ngrihesh kundër Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e nesërme kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar mobilizimin qytetar si mënyrën më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Këlliçi thekson se 28 Nëntori duhet të shërbejë edhe si ditë për t'u ngritur kundër korrupsionit, arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së qeverisë.
‘Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se sa të ngrihesh kundër korrupsionit të qeverisë, kundër arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së Edi Ramës’, shprehet Këlliçi.
Reagimi i Belind Këlliçit:
Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se sa të ngrihesh kundër korrupsionit të qeverisë, kundër arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së Edi Ramës.
Ky 28 Nëntor do të mbahet mend gjatë pasi bulevardi do shndërrohet në vendin e bashkimit të madh kombëtar, para një zgjedhe që kemi mbi krye prej 13 vitesh.
Nëse do të nderosh flamurin tonë, patriotët dhe të parët tanë që luftuan e sakrifikuan për Pavarësinë, dil nesër e bashkohu me të rinj e të reja, me studentë e gjimnazistë, me familjarë, me qytetarë të lirë, me demokratë, të majtë e të paparti, me bashkëkombasit tanë që po vijnë nga të katër anët, të gjithë me një synim të përbashkët: Çlirimin e vendit nga regjimi i korruptuar e kriminal i Edi Ramës!
Lexo edhe
POLITIKE
Veliaj padi në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore të SPAK

PD depoziton në Kuvend propozimet për “Zgjedhoren”, kërkon shtyrjen e afatit të komisionit

“Spiropali do të mbetet vetëm Mamica e Ramës”, Almer Toska: U kujtua të flasë vetëm kur Tatimet i shkuan te biznesi i të shoqit

Tabaku: Buxheti 2027, i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

“Kam kërkuar thirrjen e të tre të pandehurve”/ Dënimi i Fatime Kryemadhit për pastrim parash. Meta: Nuk provohet fakti penal objekt hetim...





