Oficeri i lartë amerikan arrestohet në Britani për spiunazh

Shërbimi britanik kundër terrorizmit arrestoi të martën një oficer të lartë të Ushtrisë Amerikane. Autoritetet britanike bëjnë të ditur se akuzat lidhen me Rusinë, ndërsa FBI-ja deklaroi se arrestimi ka të bëjë me akuza për spiunazh.
Burri, 41 vjeç, u arrestua të martën pranë Gloucesterit, nën dyshimin për vepra penale sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Konkretisht, ai dyshohet për shkeljen e dy neneve të këtij akti: njëri lidhet me aksesin ose zbulimin e informacionit të mbrojtur, ndërsa tjetri me ndihmën ndaj një shërbimi të huaj inteligjence.
Në kuadër të hetimeve, oficerët po kryejnë kontrolle në dy vendndodhje në Gloucestershire. I arrestuari po mbahet në paraburgim në Londër.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi në një komunikatë: “Ky arrestim i rëndësishëm lidhet me akuza për spiunazh, një çështje që përbën shqetësim madhor për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë.”
Ai shtoi: “FBI-ja, nën drejtimin tim, nuk toleron askënd që shkel betimin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe që, përmes veprimeve të tij, vë në rrezik sigurinë tonë kombëtare dhe atë të partnerëve tanë.”
Nga ana tjetër, autoritetet britanike e kanë cilësuar arrestimin si “të rëndësishëm”, duke theksuar se “akuzat janë serioze dhe hetimi ynë është në një fazë kritike”.
Ndërkohë, Drejtoria e Kundërzbulimit e Ushtrisë Amerikane theksoi se “sjellja e dyshuar e një zyrtari të lartë, të cilit i ishte besuar informacion i ndjeshëm, shërben si një kujtesë serioze se kërcënimet e brendshme janë reale dhe të vazhdueshme”. /Oficeri i lartë amerikan arrestohet në Britani për spiunazh /
Lexo edhe
BOTA
Aferë dashurie, spiunë dhe miliarda/ A do çojë drama e jetës së drejtorit të Nvidia në divorcin më të shtrenjtë në histori?

Dy ushtarë në minutë/ Rusia pëson humbje rekord trupash në një ditë

Rusi-Ukrainë, katër orë bisedime/ Rubio: U bënë hapa konstruktivë. Lavrov: Nuk do ulim armët siç kërkon Europa

Zelensky zbardh detajet nga takimi në Abu Dhabi: Prioritet lirimi i pengjeve

Bisedimet Ukrainë-SHBA-Rusi në Abu Dabi shtyhen për të mërkurën





