Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ekzekutohet pranë Parlamentit Europian i riu shqiptar Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i gafave” të mëdha ‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur “Ngrihu, Lazarus”, policia në Peru përdor një taktikë të pazakontë për të shkatërruar bazën e trafikantëve ... Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë Skenari i ekspertëve të Pentagonit: Putini vdes në janar 2027, Rusia nis luftë me NATO-n në vitin 2030 U propozua nga Rama/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH, Esmeralda Hasani Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë “Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingo... KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Pogradec, 292 milionë lekë detyrime të pambledhura “Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në... BB: 24.4% e bizneseve shqiptare i konsiderojnë penguese procedurat doganore, shifra më e lartë në Ballkanin...
SPORT

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Finlanda synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv ndaj Shqipërisë, këtë herë në transfertë, në përballjen e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C të UEFA Nations League 2026-2027

P
Piranjat12 November 2026, 10:26 · 3 min lexim
Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në

Finlanda synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv ndaj Shqipërisë, këtë herë në transfertë, në përballjen e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C të UEFA Nations League 2026-2027. Për sfidën e së enjtes në mbrëmje, miqtë do të kenë në dispozicion edhe një nga lojtarët e rëndësishëm të mesfushës, Naatan Skyttä.

Futbollisti 24-vjeçar i Kaiserslauternit ka lënë pas një dëmtim serioz, që e mbajti larg fushave për afro katër muaj. Ai mungoi në ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë, ku finlandezët arritën të fitonin, ndërsa tani është gati për të ndihmuar skuadrën në objektivin për të siguruar vendin e parë në grup.

Pas seancës së parë stërvitore në stadiumin “Selman Stërmasi”, Skyttä foli për gjendjen e tij fizike dhe përgatitjet e Finlandës.

“Për fat të keq, pësova një dëmtim serioz në ndeshjen e dytë të sezonit dhe qëndrova shumë kohë jashtë fushave për t’u rikuperuar. Gjithsesi, tani ndihem mirë dhe gjithçka e kam lënë pas. Kemi nisur përgatitjet, por disa prej shokëve i kanë ende këmbët e lodhura pas impenjimeve të fundjavës, ndërsa kushtet e fushës nuk janë optimale”, deklaroi mesfushori.

Sa i përket përballjes me kuqezinjtë, 24-vjeçari shfaqi besim te skuadra e tij, duke paralajmëruar se Finlanda udhëton në Tiranë për fitore.

“Atmosfera këtu është shumë e mirë. Ne i kemi mundur në shtëpinë tonë dhe mendoj se mund t’i mposhtim edhe këtu. Do të futemi në fushë me kurajë, edhe pse e dimë se Shqipëria do të mbështetet te publiku i vet. Fakti që stadiumi do të jetë i mbushur plot do ta bëjë ndeshjen edhe më të bukur”, përfundoi Skyttä.

Ndërkohë, prania e tifozëve në “Air Albania”, ku pritet një stadium i tejmbushur, është një motiv shtesë për kuqezinjtë, që kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv përballë rivalit direkt për kreun e grupit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.