Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jemi kamikazët tuaj”/ Përgjimi Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë! Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje krit... Dy persona shpallen fajtorë në Britani për spinazh për inteligjencën iraniane Sërish alarm për bomba në mijëra shkolla në Itali, email-e kërcënuese drejtuar drejtorëve Gazetari britanik: Si u infiltrova brenda mafies shqiptare për të ekspozuar perandorinë e tyre gjigante të ... Studentët në shesh, mesazhi i fortë i ambasadorit amerikan në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinis... Çfarë janë Chabad House? Qendrat fetare hebraike të shpërndara në mbi 100 vende të botës, pritet të shtohen... Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 mln dollarë borxhe U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas 116 urdhër-arreste dhe njoftim i kuq nga Interpoli, kapet në Greqi bosi i mafias turke, ekstradohet në Turq... Historia tronditëse e birësimeve të paligjshme në Kili/ U ndanë me forcë 41 vite më parë, nëna ribashkohet ... Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë
SPORT

Zyrtare: Manchester United i jep fund aventurës së Michael Carrickut

P
Piranjat12 November 2026, 13:24 · 2 min lexim
Zyrtare: Manchester United i jep fund aventurës së Michael Carrickut

Manchester United ka shkarkuar Michael Carrickun nga posti i trajnerit të ekipit të parë, pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit 2026/27.

Klubi nga “Old Trafford” e ka konfirmuar vendimin përmes një komunikate zyrtare, duke i dhënë fund periudhës së trajnerit anglez në krye të skuadrës.

Carrick ishte rikthyer te Manchester United në janar dhe arriti ta udhëhiqte skuadrën drejt pozitës së tretë në Ligën Premier në sezonin 2025/26. Nën drejtimin e tij, “Djajtë e Kuq” fituan 12 nga 17 ndeshjet e mbetura të kampionatit, duke grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, rezultatet e dobëta në edicionin e ri kanë bërë që drejtuesit e klubit të vendosin për ndryshimin e trajnerit, me synimin për të përmbushur objektivat e sezonit.

Në komunikatën e tyre, drejtuesit e Manchester Unitedit kanë vlerësuar kontributin e Carrickut, të cilin e kanë cilësuar si një legjendë të klubit, duke veçuar profesionalizmin, përkushtimin dhe arritjet e tij gjatë periudhës së rikthimit në “Old Trafford”.

Klubi ka bërë të ditur se synon ta emërojë sa më shpejt trajnerin e ri të përhershëm, i cili do ta marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.