“Rama do të rrëzohet nga hakmarrja e një gruaje!”/ Lala: Spiropali duhet të shkojë në dyert e SPAK e të bëhet “pentito”

Gazetarja Klodiana Lala ka sfiduar ish-kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, që denoncimet e saj për korrupsionin dhe mënyrën e funksionimit të qeverisjes socialiste t’i çojë në dyert e SPAK-ut, duke u kthyer në një bashkëpunëtore të drejtësisë.
E ftuar në emisionin “Prime”, Lala deklaroi se Spiropali nuk mund të distancohet nga përgjegjësitë e saj për vitet kur ka qenë në majat e pushtetit.
Gazetarja u shpreh se do ta përshëndeste një akt të Spiropalit nëse kjo e fundit do të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme dhe do të rrëfente gjithçka që di për aferat e qeverisjes socialiste, duke marrë edhe përgjegjësitë e saj.
“E dimë shumë mirë, kam mbi 20 vite gazetare dhe e kam memorien e fortë se si u zvarrit në majat e pushtetit. Do ta duartrokisja nëse nesër shkon në dyert e SPAK-ut dhe thotë: Këto janë krimet që i kemi kryer bashkë, jam e penduara perfekte. Ramën do ta rrëzojë vetëm hakmarrja e një gruaje”, deklaroi Lala.
Gazetarja theksoi se denoncimet e Spiropalit nuk mund të trajtohen thjesht si një reflektim mbi gabimet e së kaluarës, pasi bëhet fjalë për çështje që, sipas saj, mbartin përgjegjësi institucionale dhe penale. Lala ngriti pikëpyetje edhe mbi rolin e Spiropalit gjatë kohës kur Belinda Balluku ushtronte pushtetin që sot ish-kryetarja e Kuvendit kritikon.
“Nuk ka gabime, ka faje dhe përgjegjësi penale dhe institucionale. Nëse flet për një sistem të kriminalizuar dhe korrupsion që, sipas saj, e ka drejtuar Balluku, ku ka qenë Spiropali?”, u shpreh gazetarja.
Lala komentoi gjithashtu qëndrimin e Spiropalit gjatë votimit për çështjen e Ballukut në Kuvend, duke argumentuar se abstenimi i saj nuk përbën një akt të mirëfilltë politik kundër mazhorancës.
“Për Ballukun nuk bëri akt politik, nuk votoi ndryshe nga socialistët. Nuk është akt politik abstenimi”, theksoi Lala.
Lexo edhe
POLITIKE“Fol para drejtësisë”, Alimehmeti thirrje Spiropalit: Trego çfarë di për Ramën dhe pendohu!

Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit

Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investohet te brezi i ri

“Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë në samit
Parti të re politike? Marjana Koçeku: Asnjë bashkëpunim me Elisa Spiropalin apo Erion Veliajn





