Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licencimin... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës...
POLITIKE

Koka: Spiropali është një nga njerëzit që duan ta shpëtojnë Partinë Socialiste

P
Piranjat25 November 2026, 22:02 · 2 min lexim
Koka: Spiropali është një nga njerëzit që duan ta

Gazetari Bledian Koka deklaroi se Elisa Spiropali do e kishte shumë të thjeshtë të heshtte, por, sipas tij, ka vendosur të flasë pasi kërkon të shpëtojë Partinë Socialiste.

“Elisa Spiropali kishte dy rrugë, mund të rrinte rehat dhe mund të mos fliste fare. Bizneset do të vazhdonin njësoj, CV-në e ka të pasur dhe është e përmbushur. E thjeshta do ishte të mos fliste, të shijonte lekët, të shijonte CV-në dhe të shkonte në Vjenë e të shikonte ballo. Por, sot kemi njeri që po bën akte. Zonja Spiropali po tregon se kur del kundër Edi Ramës, Rama të turr institucionet tatimore apo SPAK-un. Unë mendoj që denoncimi që bën zonja Spiropali na tregojnë që PS-ja dhe pushteti personal i Ramës ka shkuar aq larg, saqë edhe ata që ishin idhtarët më të ethshëm të Ramës, siç ishte zonja Spiropali, e kanë kuptuar që kjo gjë mund të fundosë partinë dhe Shqipërinë”, tha Koka në A2CNN.

“Po shohin që anija po fundoset, por nuk duan të fundoset totalisht. Spiropali është një nga njerëzit që duan ta shpëtojnë partinë. A mund ta drejtojnë? Kjo është çështje që do ta zgjidhë partia nga brenda, por ata nuk duan që për hir të një timonieri të gabuar, anija e tyre politike të përmbyset. Ata mendojnë që ka një zgjidhje më të mirë si për partinë, ashtu edhe për Shqipërinë. Spiropali e tha që është e gatshme që të kandidojë për Partinë Socialiste. Ajo e di fare mirë që në këto kushte, sikur gara për PS-në të jetë e barabartë, prapë Rama është fitues. Por, unë mendoj se më shumë se për hallin e vet, ajo po flet për dekadencën e një force politike”, shtoi Koka. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.