Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak?
POLITIKE

A i ka Rama të gjithë nën kontroll brenda PS-së? Koçeku: Ka deputetë që mendojnë largimin, por duhen veprime konkrete

P
Piranjat25 November 2026, 21:43 · 2 min lexim
A i ka Rama të gjithë nën kontroll brenda PS-së?

Deputetja Koçeku ka deklaruar se brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka deputetë të pakënaqur me situatën aktuale, madje edhe nga ata që po mendojnë largimin nga radhët e mazhorancës. E pyetur nëse kryeministri Edi Rama vijon të ketë nën kontroll të gjithë deputetët socialistë, Koçeku tha se pakënaqësitë ekzistojnë, por ato nuk kanë vlerë politike nëse nuk shoqërohen me vendime dhe veprime konkrete.

“Ka deputetë që mendojnë largimin dhe kanë pakënaqësi brenda vetes, por nëse kjo nuk përkthehet në një veprim të mirëfilltë politik, nuk ka vlerë”, u shpreh deputetja.

 Në një kohë kur përplasjet brenda Partisë Socialiste kanë dalë në publik, Koçeku shprehu pritshmëritë për shkëputje të tjera nga grupi parlamentar socialist. Sipas saj, largimi i deputetëve të pakënaqur nga radhët e mazhorancës do të përbënte edhe një formë mbështetjeje për protestat qytetare që vijojnë prej muajsh kundër qeverisë Rama.

“Shpresoj që të ketë shkëputje dhe kjo është gjëja më e mirë për të përkrahur protestën dhe për t’i hapur rrugë një procesi demokratik”, deklaroi Koçeku.

 Deputetja nuk përmendi emra konkretë të socialistëve që po mendojnë largimin, por nënvizoi se prova e vërtetë e pakënaqësive brenda mazhorancës do të jenë veprimet politike dhe jo deklaratat apo rezervat e shprehura privatisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.