Parandalimi i sulmit terrorist në Greqi, zbulohet shënjestra e katër shqiptarëve
Policia greke në bashkëpunim me autoritetet maqedonase parandaloi sot një sulm terrorist, ku 4 prej 6 të arrestuarve rezultuan shqiptarë

Policia greke në bashkëpunim me autoritetet maqedonase parandaloi sot një sulm terrorist, ku 4 prej 6 të arrestuarve rezultuan shqiptarë.
Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, bën me dije se shënjestra e sulmit ishte, Avraam-Minos E. Moissis, një biznesmen dhe njëkohësisht dhe drejtues i lartë i një kompanie të prodhimit të armëve në izrael.
Ai njihet kryesisht për rolet e tij drejtuese dhe pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të disa kompanive të mëdha në Greqi, veçanërisht në sektorin farmaceutik dhe atë tregtar/industrial.
Më herët Top Channel, mësoi se autoritetet e Maqedonisë së Veriut njoftuan se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit. Policia greke bëri me dije se ka arrestoi edhe Shpëtim Musliun, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë.
Musliu, së bashku me anëtarë të tjerë të celulës, dyshohet se do të kryenin atentatin ndaj biznesmenit.
I gjithë operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, sipas hetimeve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit.
Për këtë qëllim, dyshohet se ishin rekrutuar persona me bindje radikale islamike nga Kumanova, të cilët kishin pranuar të kryenin atentatin. Ata kishin tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë, por nuk ishin lejuar të hynin në vend, pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale.
Edhe i arrestuari Shpëtim Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit.
Në një tentativë të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke ishin njoftuar nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për planin e celulës. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se e kishin mbajtur grupin nën përgjim për afro një vit.
Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke kanë nisur një valë të re hetimesh për të zbuluar nëse anëtarët e kësaj celule radikale kanë bashkëpunëtorë apo udhëzues shpirtërorë në qarqet e komunitetit mysliman që jeton në Greqi./Top Channel
Lexo edhe
BOTA
Rastësi apo diçka më shumë? Nga Microsoft te NSA dhe gjigantët e medias, bota në alarm nga kaosi teknologjik brenda një jave

VIDEO/ Loja e pafajshme mes fëm*jëve për pak sa nuk kthehet në tragjedi

Alarm në Hungari, droni rus përplaset me makina të parkuara pranë kufirit me Ukrainën

Skandali me spiunen kineze/ Huang thyen heshtjen me një deklaratë të fortë pak ditë pas dorëheqjes nga drejtimi i Nvidia-s

Italia përgatitet për greva të përgjithshme të premten. Trenat, shkollat dhe kujdesi shëndetësor në rrezik





