VIDEO/ Momenti kur rrëzohet avioni, vdesin 17 personat në bord

Një avion ushtarak transporti i tipit An-12 është rrëzuar në rajonin e Kemerovos, në Rusinë jugperëndimore, në Siberi, duke shkaktuar vdekjen e të 17 personave që ndodheshin në bord. Lajmi u raportua të martën (17 nëntor) nga media ruse “Izvestia”.
Në pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie e një banese në zonë, avioni shihet teksa përfshihet nga flakët dhe më pas bie. Pak çaste më vonë, në sfond regjistrohet një shpërthim i fuqishëm.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi rrethanat e aksidentit ajror. Guvernatori lokal, Ilia Serediuk, konfirmoi rrëzimin e një avioni pranë fshatit Jagunovo, përmes kanalit të tij zyrtar në platformën e komunikimit MAX, por pa specifikuar llojin e mjetit ajror të përfshirë në ngjarje. /PiranjatNews/
?An aircraft—reportedly a Russian military Antonov An-12 cargo plane—crashed near the village of #Yagunovo in #Russia's Kemerovo region (Kuzbass). ▪️Kemerovo Region Governor Ilya Seredyuk confirmed on Telegram that an "aviation incident" occurred near Yagunovo and noted that emergency rescue services are working at the scene, though he did not immediately provide details on the aircraft type or casualties. https://t.co/6rYvEt973a
— ⚡️? Sarwar ?⚡️ (@ferozwala) November 17, 2026
Lexo edhe
BOTA
Ndërpritet rrjeti shumë sekret i komunikimit i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Incident në Heathrow/ Avioni i British Airways del nga pista dhe ngec në baltë

Kina dënon kufizimet amerikane ndaj eksporteve të çipave dhe paralajmëron kundërmasa

Tërhiqet nga tregu çokollata Kinder Bueno White, arsyeja

Incident gjatë vizitës në Peru/ Papa Leoni XIV goditet me rruzare në sy





