Skandali me spiunen kineze/ Huang thyen heshtjen me një deklaratë të fortë pak ditë pas dorëheqjes nga drejtimi i Nvidia-s

Jensen Huang deklaroi të martën se është i gatshëm të rikthehet në krye të kompanisë Nvidia, nëse bordi drejtues ia kërkon një gjë të tillë. Deklarata e tij vjen pas heshtjes që pasoi dorëheqjen e javës së kaluar.
“Nëse Bordi i Drejtorëve vendos se rikthimi im është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, kompanisë dhe Amerikës, do të ishte nder për mua t'u përgjigjesha këtyre thirrjeve dhe të rikthehesha si drejtor ekzekutiv”, deklaroi Huang në një komunikatë.
Bashkëthemeluesi i Nvidia tha se ka marrë një numër të madh kërkesash nga punonjësit, investitorët, partnerët e biznesit dhe klientët, të cilët kërkojnë rikthimin e tij në krye të kompanisë.
“Shumë prej tyre vazhdojnë të më kontaktojnë drejtpërdrejt, ndërsa kompania po përballet me sfida komplekse teknologjike, tregtare, konkurruese dhe gjeopolitike”, deklaroi ai.
Huang dha dorëheqjen të enjten, pas zbulimeve lidhur me marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, përfshirë një lidhje me një grua që dyshohet se kishte lidhje me shërbimet e inteligjencës kineze.
“Unë nuk i përmbusha standardet që priten nga çdo punonjës i Nvidia-s dhe kam bërë gabime serioze në jetën time personale”, pranoi Huang.
“Kam krijuar probleme për Bordin e Drejtorëve, për të cilat ndiej keqardhje të thellë. Marr përgjegjësinë e plotë për gabimet e mia dhe jam i angazhuar të bashkëpunoj me hetimin e pavarur të bordit.”
Lexo edhe
BOTA
Italia përgatitet për greva të përgjithshme të premten. Trenat, shkollat dhe kujdesi shëndetësor në rrezik

VIDEO/ Momenti kur rrëzohet avioni, vdesin 17 personat në bord

Ndërpritet rrjeti shumë sekret i komunikimit i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Incident në Heathrow/ Avioni i British Airways del nga pista dhe ngec në baltë

Kina dënon kufizimet amerikane ndaj eksporteve të çipave dhe paralajmëron kundërmasa





