Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij “Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje”/ Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Mazhoranca po pengo... “Kosova nuk është Serbi!”/ Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin Piranjat investigojnë skemën e paligjshme, arrestohen dy 22-vjeçarët që falsifikonin dokumente të BE-së
POLITIKE

PD: 950 mijë euro nga afera e AKSHI janë transferuar drejt kompanive të lidhura me vëllezërit e Vlora Hysenit

P
Piranjat11 November 2026, 13:07 · 4 min lexim
PD: 950 mijë euro nga afera e AKSHI janë transferuar drejt kompanive

Partia Demokratike ka denoncuar një skemë transferimi parash publike nga tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) drejt kompanive në Gjermani, që sipas të cilit janë të lidhura me vëllezërit e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.

Në një deklaratë për mediat, Klevis Balliu deklaroi se në total janë transferuar një shumë prej 950 mijë eurosh. 500 mijë euro janë transferuar në dy këste drejt një kompanie ku punon njëri prej vëllezërve të Hysenit, ndërsa 450 mijë euro të tjera janë tentuar të transferohen drejt një kompanie tjetër gjermane, e përfaqësuar nga vëllai tjetër, por transferta është anuluar.

Balliu shtoi se paratë kanë kaluar nga tenderat e AKSHI-t te kompani të lidhura me Ergys Agasin dhe më pas drejt kompanive në Gjermani. Sipas tij, ish kryetarja e SHISH duhet të ishte në burg dhe jo në arrest shtëpie.

“Afera e AKSHI-t, një nga më skandalozet në vjedhje dhe më brutalet në ilegjitimitet, po rezulton ndër të tjera edhe një skemë e transferimit të parave publike përmes kompanive të ndërmjetme. Një rast i tillë e con skemën ne Gjermani, te kompani të lidhura me vëllezërit e Vlora Hysenit, ish-drejtoreshës së SHISH-it.

500 mijë euro janë transferuar, në dy këste, drejt një kompanie ku punon vëllai i Vlora Hysenit. Ndërkohë, 450 mijë euro të tjera janë nisur drejt një kompanie tjetër gjermane, të përfaqësuar nga vëllai tjetër i saj, por transferta është anuluar.

Në total, 950 mijë euro të destinuara drejt kompanive të lidhura me familjen e Vlora Hysenit!

Kjo është gjurma e parave: nga tenderat e AKSHI-t, te kompanitë e lidhura me Ergys Agasin dhe më pas drejt kompanive në Gjermani të lidhura me vëllezërit e Vlora Hysenit.

Dhe ndërkohë që dalin fakte të reja, Vlora Hyseni vazhdon të qëndrojë në arrest shtëpie, në vend që të mbahet në arrest me burg!

Kjo nuk është thjesht një aferë korrupsioni. Kjo është dëshmi e rënies së shtetit!

Kur Shërbimi Informativ i Shtetit vihet në shërbimit të krimit, kur asetet kryesore të sigurisë kombëtare dalin në bursën e zezë të lidhjeve kriminale, kur institucionet kthehen në instrumente në shtratin e krimit, dhe kur paratë e taksave u vidhen qytetarëve përmes mekanizmave të shtetit, atëherë nuk kemi shtet, por organizatë kriminale.

Partia Demokratike dhe Sali Berisha i kanë denoncuar prej vitesh aferat e Vlora Hysenit dhe lidhjet e saj me Ergys Agasin. Edi Rama i mohonte dhe i relativizonte. Sot faktet na japin të drejtë!

Rama i mbronte atëhere dhe i mbron edhe sot, sepse në qendër të këtij mekanizmi qëndron vetë. Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni nuk mund të vepronin jashtë sistemit që drejton Edi Rama.

Partia Demokratike kërkon me forcë që ligji i SPAK të mos shohë nga Maliqi i qeverisë. Po bëhen disa raste kur dosje voluminoze me fakte dhe prova, shpërfillen dhe kriminelët ‘shkojnë me leje’ me firmën e Prokurorisë Speciale.

Ky standard i dyfishtë është alarmant.

Ajo që studentët dhe protestuesit kërkojnë prej disa muajsh është cka Partia Demokratike mbështet dhe kërkon me forcë: një qeveri tranzitore, e cila të garantojë çlirimin e institucioneve, rikthimin e sigurisë kombëtare dhe organizimin e zgjedhjeve të lira.”– deklaron PD.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.